Forum Islam
Këshillë për motrën e pa martuar 64gjtc
Forum Islam
Këshillë për motrën e pa martuar 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Këshillë për motrën e pa martuar

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Këshillë për motrën e pa martuar Empty Këshillë për motrën e pa martuar Fri Sep 07, 2012 3:14 pm

muslimani

muslimani
Anëtarë Fillestar/e
Anëtarë Fillestar/e

Këshillë për motrën e pa martuar.

Tregon Shejh Ibën Xheuzi, rahimehullah në librin e tij ''Ahkamun-Nisa'', f.331: ''Në shekullin e dytë pas Hixhrit, ka jetuar një njeri me emrin Shuajb Ibën Harb, i cili agjëronte dhe i kalonte netët në namaz.

Pas një kohe ka dashur të martohet me një grua dhe asaj i ka thënë: ''Unë jam një njeri me karakter të keq.'' Ajo i është përgjigjur në mënyrë taktike dhe qartë: ''Ai që të ka mundësuar të kesh një karakter të tillë është edhe më i keq se t'i.''

Ai e ka marrë vesh se para tij qëndron një grua intelegjente, e mençur dhe e pjekur. Prandaj, menjëherë i ka thënë: ''Ti do të jesh gruaja ime.'' (''Ahkamun-Nisa'', f.331).

Dr.Muhamed Ali El Hashimi, thotë: ''Kjo grua e ka pasur shumë të qartë se si duhet të jetë një grua e mirë, për çka është bindur edhe burri që ka shkuar ta kërkojë dorën e saj. Ai e ka parë se ajo ishte grua që e kuptonte psikologjinë dhe natyrën e bashkëshortit të saj dhe do të dinte në çfarë mënyre të bëjë të kënaqur dhe me çka do ta hidhëronte.
Ajo do të jetë në gjendje ta pushtojë zemrën e tij dhe ta meritojë dashurinë dhe rrespektin e tij. Në këtë mënyrë do t'ia mbyllë derën çdo konflikti të mundshëm që do të mund të prishte jetën e tyre bashkëshortore.
Një grua që nuk e kupton këtë realitet, nuk e meriton të jetë e suksesshme. Me anë të injorancës dhe manive të saj, ajo mund ta provokojë bashkëshortin, ta detyrojë të humbë durimin, me ç'rast do të jetë më e keqe se ai, sepse ajo bëhet shkaktare e zemërimit të tij.
Një muslimane e mirë asnjëherë nuk është e tillë. Ajo i ndihmon bashkëshortit të saj të jetë me karakter të mirë, duke shfaqur lloje të ndryshme të intelegjencës, zgjuarsisë dhe kujdesit se si i drejtohet atij.
Kjo e zbutë zemrën e tij dhe bën që ai të jetë i sjellshëm ndaj saj, sepse të jesh një bashkëshorte e mirë nuk është vetëm një kualitet që e ngritë lartë pozicionin e saj në shoqëri, por është edhe një obligim fetarë për të cilin do të japë llogari para Allahut: nëse e ka plotësuar si duhet, do të jetë e shpërblyer, por nëse nuk e ka bërë këtë, do të përjetojë dënim.'' (''The ideal muslimah'', f.175-176).

Ndërsa sot fatkeqësisht shumë motra kërkojnë për bashkëshort ''princin në kalë të bardhë''. Kërkojnë që t'i ketë të gjitha të mirat: bukurinë, shkollimin, pasurinë, karakterin e mirë, të mos ua kthejnë kurrë fjalën bashkëshorteve e kështu me rradhë, duke harruar se edhe vetë kanë cilësi apo virtyte që nuk ju bëjnë, duke harruar se edhe vetë kanë mangësi.

Andaj si do të ishte zgjedhja më e mirë për një motër muslimane? Të pranojë ndonjë cilësi të keqe të bashkëshortit të saj dhe të mundohet që nëpërmjet këshillave dhe sjelljeve të mira me kalimin e kohës t'ia largojë atë cilësi apo të kërkojë një bashkëshort pa asnjë cilësi të keqe? Nëse e kërkon të tillin, atëherë dije se do të mbetesh gjithmonë e vetme, andaj të jesh më e zgjuar motra ime muslimane dhe të mos largosh nga vetja një vëlla musliman të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin e tij. Të cilin e keni pëlqyer në përgjithësi, por që ndoshta ka ndonjë cilësi të keqe e cila me ndihmën e Allahut subhanehu ue teala, largohet.

Ke harruar se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Nëse kërkon të fejohet dikush të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin, martojeni, se në të kundërtën do të jetë sprovë në tokë dhe telash i madh.'' (Transmeton Tirmidhiu).

Sërish mendo oj motër dhe thuaj në vete: ''Vallë unë i kam të gjithat? Vallë unë nuk kam asnjë cilësi të keqe?''

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions