Forum Islam
 Rusët po bëjnë spastrime masive etnike në fshatrat e Ingushetis 64gjtc
Forum Islam
 Rusët po bëjnë spastrime masive etnike në fshatrat e Ingushetis 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Rusët po bëjnë spastrime masive etnike në fshatrat e Ingushetis

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

muslimani

muslimani
Anëtarë Fillestar/e
Anëtarë Fillestar/e

Burimi Kavkaz Center raporton rreth asaj se po bëhet spastrimi etnik hakmarrës të kryera nga okupatori rusë që nga mëngjesi i së martës, 11 shtator, në fshatrat në distriktin Sunqa, në provincën e Ingushetis.

Pushtuesit rusë sillen shumë vrazhdë dhe po bëjnë ekzekutimet e muslimanëve. Janë regjistruar edhe raste të vjedhjes nga ushtarët. Burimet thonë se rusët hodhën në erë disa bodrume të shtëpive.

Okupatori i huaj ka arrestuar me dhjetëra muslimanë, veçanërisht të rinjtë "në mënyrë që të konfirmojnë identitetin e tyre" (a janë të burgosurit muxhahid). Sipas rregullave të terroristëve rusë lejohet arrestimi në mes 15-60 vjet.

Burimet që i citojnë banorët lokalë thonë se rusët po i mbajnë muslimanët e arrestuar nëpër gropa të gërmuara në tokë. Gjithashtu raportohet se terroristët rus po i vjedhin bagëtitë e fshatarëve.

Sipas disa raporteve, pushtuesit rus dhe marionetat e tyre nga "- Ministria e punëve të brendshme të Ingushetis" operojnë në zonën Sunqa së bashku me bandën e Kadirovit nga "Drejtoria gjenerale për sigurim personal " dhe "Njësiti policor për detyra speciale".

Ua kujtojmë se burimet marionete të Ingushetis më herët kanë raportuar se pushtuesit rusë kanë shpallur të ashtuquajturën "operacioni i regjimit anti-terrorist" në pyjet dhe malet e zonave Nazran, Sunqa dhe Malgobek, provinca e Ingushetis te Emirateve të Kaukazit.

Në një raport të dhënë nga komanda e pushtuesit janë thënë të ketë "kufizime të shumta të vendosura në zonën", e cila përfshin kërkim (bastisje) të plotë të shtëpive dhe individëve, arrestimin e personave, bllokimin e rrugëve dhe zonave në tërësi, etj.

Nga banorët e Ingushetis kërkohet "që të mos shkojnë në male dhe pyje, ku ata i shpallën për “operacione anti-terroriste " dhe të mos ndërhyjnë në aksionet e pushtuesve të huaj.

Ndërkohë, burimi i Kavkaz Center raporton se janë dëgjuar të shtëna sporadike të martën në mëngjes (11 shtator), në rrethin e Sunqanit. Megjithatë, intensiteti i shpërthimeve dhe granatimeve është ulur në krahasim me ditët më parë, por të shtënat vazhdojnë.

Informacione të hollësishme në lidhje me atë se çka po ndodh nuk janë në dispozicion. Helikopterë ushtarakë rusë patrullojnë mbi malet pranë fshatit Qemulga, Berd-Jurt dhe Arshti.

Tërheq vëmendjen fakti se të gjitha agjencitë ruse të lajmeve janë heshtur në luftimet dhe ngjarjet e tjera në rrethin Sunqan në Ingusheti.

Rrugët që çojnë në fshatrat e vendosura në zonat e betejës janë të mbyllura të hënën në mëngjes. Banorët e Ingushetis janë shume të shqetësuar në lidhje me këtë prezentim të bandave të armatosura dhe automjeteve të terroristëve ruse. Njerëzit janë të frikësuar nga arrestimet masive dhe vrasjet.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi