Forum Islam
Të uruarit e mosbesimtarëve gjatë festave të tyre  64gjtc
Forum Islam
Të uruarit e mosbesimtarëve gjatë festave të tyre  64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Të uruarit e mosbesimtarëve gjatë festave të tyre

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ebu hatib

Ebu hatib
Admin
Admin


بسم الله الرحمن الرحيم


Lavdërimi i qoftë Allahut (subahne we teala) dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin. O ju musliman që e pranoni Allahun për Zot tuajin, Islamin si fe tuajën dhe Muhamedin si Pejgamber dhe të Dërguar të fundit, ruani vetën tuaj dhe fëmijët tuaj nga ditët e pabesimit dhe fyerjes së Allahut(subahne we teala). Me siguri veprat e mira të disa njerëzve do të shkatërrohen për shkak të pakujdesisë së tyre ndaj të uruarit të mosbesimtarëve për fyerjen e tyre ndaj Allahut.




Me siguri janë mosbesimtarë ata që thonë se mesihu i tyre (jezusi biri i Merjemit) është Allah. Me siguri mosbesimtarë janë ata që thanë: “All-llahu është i treti i treve.” [ 5:73]



O Musliman juve ju është besuar që ta mbroni fenë e Allahut dhe ta vendosni porosinë e Teuhidit. Ne gjejmë se disa musliman ju urojnë Kafirave në lidhje me fyerjen e Allahut(subahne we teala) duke ju thënë, me fat Krishtlindja, Gëzuar Viti i Ri, Gëzuar Pashkët etj.



Allahu(subahne we teala) dëshmon për krijesat se çka ju ka ndodhur kur kanë thënë thënie të atillë.



Ata thanë: “I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”. Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë).Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë. Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t’iu paraqitur Zotit si rob. [19: 88-93]



O rob të Allahut, shikoni se si ju hyri frika në krijesat që të shkatërroj tokën të ndahet në copa për shkak të peshës së mëkatit të bërë nga mosbesimtarët. Edhe pse ashtu, ky është mëkati për të cilin muslimanët dërgojnë komplimente dhe bëjnë festë, për ata që quhet Kërshëndella dhe vit të ri!!



Pyetja e të uruarit të mosbesimtarëve ndaj festave dhe pushimeve të tyre veçanërisht që ka të bëjë me muslimanët që jetojnë në vendet jo muslimane dhe është shqyrtuar nga shumë dijetarë eminent të së kaluarës.



Ibn el-Kajimi në Ahkam Ehl el-Dhimi (vëll. 1, f 205) shkruan: Të dërgosh urime në kohë të veçanta që janë në veçanti për mosbesimtarët, siç është të uruarit e tyre gjatë festave të tyre duke ju thënë, festa të bekuara për ty apo urime të ngjashme konsiderohen të ndaluara nga pajtueshmëria e dijetarëve. Edhe nëse ai që e thotë atë është i lirë nga ndonjë aspekt i felëshimit, ende është një akt i ndaluar (haram) dhe është njëjtë sikur se ti urosh ata kur i përkulen kryqit. Në realitet ky është njëri prej mëkateve më të mëdha në sytë e Allahut. Ky është mëkat edhe më i madh se sa ti përgëzosh ata për pirjen e verës dhe për prostitucion dhe kështu me radhë. Shumë prej tyre që nuk janë shumë fetar nuk e kuptojnë se sa e madhe në realitet është të vepruarit e këtyre gjërave. Kushdo që e uron një person në mëkatin e tij, ju ka ekspozuar felëshimit që të bie nën hidhërimin dhe dënimin e Allahut.



Ibni Kethiri në tefsirin e tij të ajetit 104 cekë një hadith të saktë të Pejgamberit s.a.v.s.: “Kushdo që e imiton një popull atëherë me siguri ai është njëri prej tyre.”



Ai gjithashtu e komenton këtë hadith duke indikuar për kërcënimin dhe hidhërimin e fuqishëm të Allahut(subahne we teala) në lidhje me ata që i imitojnë Kafirat, nëpërmes mënyrës së thënieve, veprave, veshjes, dhe festimeve gjithashtu edhe për aspektet e tjera të cilat nuk janë të lejuara për ne sipas sheriatit.



Ibn el-Kajimi në Ahkam Ahl El-Dhimi (vëll2. f. 722) shkruan: Nuk është e lejuar për ata që ti festojnë festat e tyre, nuk është e lejuar për ne që të ju ndihmojmë atyre në festat e tyre apo të marrim pjesë. Në fakt juristët që ndjekin 4 shkollat legale e kanë bërë këtë të qartë në librat e tyre. Abu al Kasim al Tabari shkroi, Nuk është e lejuar për besimtarët që të marrin pjesë në festat dhe festivalet e mosbesimtarëve sepse është lloj i gënjeshtrës. Nëse njerëzit e mirë përzihen me njerëzit e këqij pa sjellë në përfundim atë që ata po e bëjnë atëherë do të bëhen sikurse ata që janë nën ndikim të së keqes. El Baihaki ka shënuar me zinxhir të saktë se Abdullah Ibn Omeri ka thënë: Kushdo që qëndron në vendin e huaj dhe feston dhe sillet sikurse ata ditën e gjykimit do të ringjallet me ata.



Ne shpresojmë se keni vërejtur:



1. Mos jepni dhe mos pranoni dhurata gjatë këtyre ditëve qoftë edhe ndërmjet jush.

2. Mos i zbukuroni shtëpitë, shitoret apo bizneset tuaja.

3. Mos ju premtoni fëmijëve tuaj dhurata të veçanta në këto ditë.

4. Mos i përdridhni gjuhët tuaja në mënyrë që të i bëni të kënaqur mosbesimtarët dhe Allahun në të njëjtën kohë.



“O ju që besuat, ruani vetën dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara. O ju që mohuat, sot mos u arsyetoni; ju shpërbleni veten për atë që keni vepruar.” 66:6-7


السلام عليكم ورحمة الله وبراكاته


Ebu Lejth

www.botaislame.com

https://musliman.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions