Forum Islam
Hetuesit e policisë kanë arritur të gjejën trupin e pajetë në Mamushë 64gjtc
Forum Islam
Hetuesit e policisë kanë arritur të gjejën trupin e pajetë në Mamushë 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Hetuesit e policisë kanë arritur të gjejën trupin e pajetë në Mamushë

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

muslimani

muslimani
Anëtarë Fillestar/e
Anëtarë Fillestar/e

Hetuesit e policisë rajonale të Prizrenit të enjten ka arritur të gjejë trupin e pajetë të një personi nga Mamusha, i cili dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri, vrasje e rëndë kjo që besohet se është kryer me përfshirjen e katër personave të dyshimtë. Trupi i pajetë i viktimës ka qenë e groposur në varrezat e fshatit Vlashnjë, prej nga është nxjerrë të enjten nga organet kompetente policore dhe të Prokurorisë. Dyshohet se ai është ekzekutuar me plumb në kokë.Viktima që prej disa ditësh konsiderohej si person i zhdukur dhe familjarët e kishin njoftuar policinë për mungesën e 37 vjeçarit nga komuna, ku jetojnë kryesisht pjesëtarët e komunitetit turk.

“Pas një pune intensive kemi arritur që para dy ditëve të arrestojmë dy persona të dyshuar për vrasje dhe sot kemi identifikuar edhe kufomën në varrezat e Vlashnjës”, ka thënë drejtori i policisë rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.

Sipas tij, në vijim të hetimeve janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë që pretendohet se kanë qenë të përfshirë në organizimin e këtij akti kriminal.

Policia ka arritur të gjejë edhe veturën e viktimës në rajonin e Ferizajt, që po ashtu ka qenë e dëmtuar.

Të dyshuarit për kryerjen e veprës penale, që të gjithë të afërm mes vete, thuhet se i kanë pasur borxhe viktimës. Pas mosmarrëveshjeve, ata e kanë rrëmbyer dhe e kanë ekzekutuar dhe më pas e kanë fshehur trupin e viktimës në varrezat e Vlashnjës.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions