Forum Islam
Prej minutës në minutë: Protestat kundër filmit anti islamik  64gjtc
Forum Islam
Prej minutës në minutë: Protestat kundër filmit anti islamik  64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Prej minutës në minutë: Protestat kundër filmit anti islamik

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

muslimani

muslimani
Anëtarë Fillestar/e
Anëtarë Fillestar/e

Libia mbylli hapësirën e saj ajrore mbi aeroportin Bengazi

Libia e mbylli hapësirën e saj ajrore mbi aeroportin Bengazi përkohësisht për shkak të zjarrit të rëndë anti-ajror nga islamikët që i synojnë aeroplanët pa pilot amerikan qe u zbuluan duke fluturuar mbi qytet, disa ditë pasi qe ambasadori amerikan dhe tre amerikanë të tjerë u vranë në një sulm.

Mbyllja e aeroportit nxiti spekulimet se SHBA janë duke i vendosur forcat speciale në përgatitje për një sulm kundër militantëve të cilët ishin të përfshirë në sulm.

Një zyrtar libian tha se aeroplanët spiun fluturonin mbi kompleksin e ambasadës dhe qytetit, duke marrë fotografi dhe inspektimin e vendeve të grupeve militante radikale që besohet të kenë planifikuar dhe organizuar sulmin mbi konsullatën te martën.

Militantët përdoren armë të zjarrit anti-ajrore mbi aeroplanët pa pilot, duke i detyruar autoritetet ta mbyllin aeroportin sepse kishin frikë për sigurinë e avionëve të pasagjerëve.

"Dy aeroplanët pa pilot amerikane fluturonin mbi Bengazi natën e kaluar me njohuri të autoriteteve libiane," tha zëvendës ministri i brendshëm, Wanis al-Sharif për agjencinë e lajmeve Reuters.

"Ata ishin të dukshme për syrin, dhe u sulmuan nga armët anti-ajrore të përdorura nga militantet e armatosur."

"Për këtë arsye, sigurimi i Benghazit vendosi ta mbyllë hapësirën ajrore të aeroportit Benghazi. Çfarëdo vendimi për të lejuar një operacion të çfardo lloji mbi tokën e Libis do të bëhet në koordinim me Kongresin dhe qeverinë e re."

Protestuesit në Sinai e kanë sulmuar një kamp të paqeruajtësve te OKB-së

Protestuesit në Sinai e kanë sulmuar një kamp të paqeruajtësve te OKB-së shumëkombëshe në qytetin e Sheikh Zuwayed. Ata e hodhën poshtë flamurin dhe e vendosen një flamur të zi islamik me fjalët "Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Muhamedi është i Dërguari i Allahut."

Paqeruajtësit u përgjigj me gjuajtje mbi sulmuesit, tha Rageh Rawya Al Jazeera-së. Të paktën një njeri besohet të jetë plagosur.

Forcat e sigurisë Egjiptiane nuk ishin askund për t'u parë, edhe pse thuhet se automjetet e ushtrisë u drejtuan në këtë zonë.

Protestat e fundit kanë shpërthyer në Kashmirin e administruar Indian

Qindra demonstrues u ndaluan nga policia pasi ata marshuan drejt qendrës së kryeqytetit.

Protesta u organizua nga një grup i avokatëve, të cilët thonë se filmi është shumë fyes për tu toleruar.0


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions