Forum Islam
Vulin: Prishtina “të mos i rrisë” tensionet 64gjtc
Forum Islam
Vulin: Prishtina “të mos i rrisë” tensionet 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Vulin: Prishtina “të mos i rrisë” tensionet

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

muslimani

muslimani
Anëtarë Fillestar/e
Anëtarë Fillestar/e

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë “të mos rrisin tensionet”, duke thënë se “nuk ka arsye për një gjë të tillë”.
“Vizita ime në Kosovë do të jetë gjithmonë në funksion të qetësimit të tensioneve dhe lehtësimit të kushteve për jetë”, ka thënë Vulin, transmetojnë mediat serbe.

Zyrtari serb ka qëndruar të premten në Zveçan pa paralajmërim dhe pa lejen e autoriteteve kosovare. Ai ka shprehur mbështetje për strukturat paralele serbe në veri të Kosovës, duke thënë se ato do të vazhdojnë të mbesin atje.

Rrjedhimisht, Policia e Kosovës ka suspenduar nga detyra ushtruesin e detyrës së komandantit të stacionit policor në Zveçan, për mosrespektim të Ligjit të Policisë dhe Parimeve dhe Procedurave të PK-së.

“Kam kërkuar nga përfaqësuesit e veriut të Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës se nëse tenton të më arrestojë Policia e Kosovës, askush mos të reagoj. Unë nuk do të jem pjesë e problemit, por e zgjidhjes”, ka thënë Vulin. “Askush për shkakun tim nuk duhet ta pësojë e as të durojë ndonjë lloj terrori”.

Ditë më parë, autoritetet e rendit kanë dëbuar jashtë Kosovës Vulinin, gjatë një vizite që po zhvillonte në Kosovë, për shkak se ka devijuar nga agjenda për të mos mbajtur fjalime politike, për të cilën gjë është pajtuar kur ka marrë lejen për të vizituar Kosovën

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions