Forum Islam
Pranga hajdutit të varreve, u zbulua nga roja i Sharrës 64gjtc
Forum Islam
Pranga hajdutit të varreve, u zbulua nga roja i Sharrës 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Pranga hajdutit të varreve, u zbulua nga roja i Sharrës

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

muslimani

muslimani
Anëtarë Fillestar/e
Anëtarë Fillestar/e

Një 48-vjeçar është arrestuar nga forcat e Policisë së Komisariatit Nr.6 të Tiranës, pasi akuzohet për vjedhje të kryer në bashkëpunim në varrezat e Sharrës.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se i arrestuari është Harif Driza, nga fshati Prush i Vaqarrit, i cili në periudha të ndryshme dyshohet se ka dëmtuar varrezat në Sharrë, duke vjedhur profilet metalike të portave të veçanta që ka çdo varr, si dhe objekte të tjera hekuri, të cilat më pas i shiste në vendgrumbullime ku shiten hekurishte.

Policia tha se arrestimi i 48-vjeçarit Driza u krye pasi gjatë natës duke gdhirë dita e djeshme është zbuluar nga roja i varrezave të Sharrës, duke tentuar të vidhte disa porta hekuri të varrezave bashkë me persona të tjerë, por ata kanë arritur të largohen para se të mbërrinte Policia.

Sapo janë sinjalizuar nga roja, efektivat e Komisariatit Nr.6 kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar në tentativë për të kapërcyer rrethimin e varrezave të dyshuarin Harif Driza. Ai është shoqëruar në ambientet e izolimit të rajonit të Kombinatit, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka pranuar vjedhjet, duke i justifikuar se hekurin e shiste për të fituar para, pasi nuk ishte mirë nga gjendja ekonomike.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions