Forum Islam
Arrestohet vëllai i Enver Sekiraqes 64gjtc
Forum Islam
Arrestohet vëllai i Enver Sekiraqes 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Arrestohet vëllai i Enver Sekiraqes

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Arrestohet vëllai i Enver Sekiraqes Empty Arrestohet vëllai i Enver Sekiraqes Fri Sep 28, 2012 3:38 pm

muslimani

muslimani
Anëtarë Fillestar/e
Anëtarë Fillestar/e

Naser Sekiraqa, vëllai i të shumë kërkuarit Enver Sekiraqa, është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës në lidhje me një tentim vrasje që ka ndodhur në qershor të këtij viti në Vranjevc të Prishtinës.

I dyshuari Sekiraqa, tre muaj pasi ishte shpallur në kërkim të organeve të rendit, ka vendosur që të dorëzohet dhe të marrë dënimin që i takon.

Lajmin për vetëdorëzimin e Naserit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënës e policisë rajonale, ka thënë se arrestimi ka ndodhur me datën 10 të këtij muaji, ndërsa i njëjti do të gjykohet për një vrasje në tentative që ka ndodhur me 14 qershor në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

Ajo tha se i dyshuari menjëherë është dërguar në prokurori, ndërsa të njëjtit i është shqiptuar masa e paraburgimit.

Në anën tjetër, sot mediat në vend raportojnë se i shumë kërkuari Enver Sekiraqa i shplallur në kërkim edhe nga Interpoli, po bënë plan që të marrë rrugën e të vëllait, të vetëdorëzohet në polici.

Por ndryshe nga Naseri, Enveri mendon se më mirë është të vetëdorëzohet tek EULEX-i, pasi që Policisë së Kosovës nuk i beson më.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi