Forum Islam
Peshkaqeni shpëton jetën e policit! 64gjtc
Forum Islam
Peshkaqeni shpëton jetën e policit! 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Peshkaqeni shpëton jetën e policit!

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Peshkaqeni shpëton jetën e policit! Empty Peshkaqeni shpëton jetën e policit! Fri Sep 28, 2012 3:39 pm

muslimani

muslimani
Anëtarë Fillestar/e
Anëtarë Fillestar/e

Një polic rrëfeu një histori të pabesueshme, mbi mënyrën se si një peshkaqen e shpëtoi pasi kishte humbur rrugën dhe endej i pashpresë në Oqeanin Paqësor prej 15 javësh.

Kunati i 41-vjeçarit Toakai Teitoi, me profesion peshkatar, ishte ai që i kishte propozuar udhëtimin pas nisjes nga Ishujt Marshall, por të pastërvitur për rrugë të gjata dhe me një barkë të vogël me rrema, të dy burrat humbën në mes të Oqeanit pas një stuhie.

Pa mundësi për të lajmëruar për shkak të mungesës së një radio, peshkatari ndërroi jetë si pasojë e mungesës së ujit.

Teitoi, në kufirin e dehidratimit, arriti të mbijetonte disa ditë më shumë pasi një stuhi tropikale e lejoi që të grumbullonte për të pirë një sasi uji të shiut.

Megjithatë, pas 15 javësh në mes të Paqësorit, 41-vjeçari rrëfeu për “Daily Mail” se si i kishte humbur tërësisht shpresat.

”Mendoja se ishte thjesht çështje orësh përpara se të vdisja. Në një moment, më këputi gjumi dhe u zgjova vetëm nga një goditje e barkës. Pashë rreth vetes si në kllapi, si një njeri i sfilitur i cili sapo është zgjuar dhe mund të dalloja një peshkaqen 2-3 metra të gjatë. Megjithatë, ai nuk po më sulmonte, vetëm po godiste barkën me hundë. Në atë moment, në horizont pash një peshkarexhë, të cilën e sinjalizova me dorë. Ajo ishte shpëtimi im”, deklaroi Teitoi.

”Kam dëgjuar shumë histori të frikshme me peshkaqenë, por unë do t’i jem mirënjohës për të gjithë jetën. Nëse ai nuk do të më kishte zgjuar, atëherë peshkatarët nuk do të më kishin gjetur dhe do të kisha vdekur shumë shpejt”, përfundoi polici, i cili premton se nuk do të shkelë më kurrë në një mjet lundrues në jetën e tij.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi