Forum Islam
Dallimi mes dëgjimit të Kur'anit... Dhe dëgjimit të melodive të shejtanit!!!  64gjtc
Forum Islam
Dallimi mes dëgjimit të Kur'anit... Dhe dëgjimit të melodive të shejtanit!!!  64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Dallimi mes dëgjimit të Kur'anit... Dhe dëgjimit të melodive të shejtanit!!!

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ebu hatib

Ebu hatib
Admin
Admin

Dallimi mes dëgjimit të Kur'anit... Dhe dëgjimit të melodive të shejtanit!!!  59054dacd5dd0aac7


Diferenca, dallimi në mes të dëgjimit të Kur'anit të Rrrahmanit (të Gjithmëshirshmit All-llahut të Madhëruar) dhe dëgjimi i melodive të shejtanit (muzika dhe kënga)



Dëgjimi i Kur'anit të Rrahmanit (Mëshiruesit)



- Dëgjimi i tij ... shkak që All-llahu i Plotfuqishëm lëshon mëshirën e Tij ndaj robërve të Tij. All-llahu i Madhëruar thotë : “Dhe kur të lexohet Kur’ani, ju dëgjoni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë dhe të mëshiroheni.” [El A’raf 204]

Arrihet Mëshira e Mëshiruesit dhe fitohet me të, me anë të dëgjimit të ajeteve të Librit të Tij Madhështorë. [Fet’h el Kadiir]

- Në çdo shkronjë të cilën e lexon apo dëgjon fiton dhjetë të mira, ashtu si i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush lexon një shkronjë nga Libri i All-llahut (Kur’ani) ka një shpërblim për atë dhe ky shpërblim arrin dhjetëfishin. Nuk them: ‘Elif, Lam, Mim’ se është një shkronjë, por Elifi është shkronjë, Lami është shkronjë, Mimi është shkronjë.” [Transmeton Tirmidhiu, Darimiu dhe hadithi cilësohet i saktë nga Tirmidhiu, Hakimi dhe Albani.]

- Dëgjimi i Kur'anit, gjatë ngasjes së veturës e ndihmon vozitësin që të ketë shikim më të qartë dhe më të qetë, si dhe drejtim të qetë, të sigurtë dhe të parrezikshëm me ndihmën dhe mbrojtjen e All-llahut të Plotfuqishëm.

- Dëgjimi i Kur'anit, rrënjos, fut në zemrën e dëgjuesit qetësi, gjë që miliona njerëz e kanë humbur atë e sidomos në kohët e fundit. All-llahu i Lartmadhëruar thotë: “... dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen”. (Er Rad 28)

Me keximin apo dëgjimin e tij (Kur’anit) All-llahu Subhanehu ve Teala ua plotëson nevojat e tyre, po edhe nëse ata nuk kanë kërkuar diç të tillë nga Ai, siç qëndron në hadithin kudsij ku All-llahu i Madhëruar thotë: “ Ata të cilët i ka preokupuar Kur’ani dhe dhikri im, nga duaja (lutja) ndaj Meje, Unë do t’u dhuroj atyre më të mirën se sa lutësit që më lutet” [Transmeton Tirmidhiu nga Ebi Seid radijall-llahu anhu].

Në fakt, dëgjimi i fjalëve të All-llahut të Madhëruar është një nga format më të mëdha të dhikrit (përmendja e All-llahut të Madhëruar).

- Dr Ahmed El Kadi, i cili është kryetar i bordit të Institutit të Mjekësisë Islame për Arsim dhe Kërkime në Amerikë, ka vërtetuar se dëgjimi i Kur'anit Fisnik rrit aktivitetet e sistemit të imunitetit për të qenë rezistent ndaj sëmundjeve si dhe mundëson shërim më të shpejtë. Ai gjithashtu ka konstatuar në një studim shkencor që ai ka kryer se 79% e individëve të cilët kaluan nëpër hulumtime në atë gjurmim, gjatë dëgjimit të Kur'anit Fisnik pa mar parasysh se ishin muslimanë apo jo, e njihnin gjuhën arabe ose jo, kishin një lehtësim të tensionit nga i cili vuanin, si dhe ndryshime të tjera kanë qenë të regjistruara në sistemin nervor dhe gjëndra endokrine.




Të dëgjuarit e melodisë së shejtanit (muzika dhe këngët)



- Mjekët kanë vendosur se tingulli i muzikës kur arrin kulmin e saj të zhurmës, ajo transferon vibracione (dridhje) të zëshme, të cilat janë të barabarta me zhurmën e një aeroplani kur ai kalon në një hapësirë të afërt. Prandaj, ata kërkojnë nga qeveritë që të ndalojn muzikën ndërkombëtare Rock.

- Dëgjimi i muzikës dhe këngës të çon dhe inkurajon për të kryer çështje të ndaluara (harame) si dhe kryerjen e mëkateve.

Fudajl ibn Ijjad, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë: : “ Muzika dhe këndimi janë lajmëtar dhe thirrës drejt kurvërimit ".

Gjithashtu Imam Maliku, All-llahu e mëshiroftë, në lidhje me muzikën ka thënë: "Ata që janë përfshirë me muzikë dhe këndim, nuk janë diç tjetër pos mëkatarë dhe njerëz të mbrapshtë. "

- Dëgjimi i saj të afron drejt Nifakut (hipokrizisë), Ibn Mes'udi, All-llahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: "Muzika mbjell në zemër nifakun ashtu siç uji mbin bar (gjelbërim)".

- Duke dëgjuar muzikë me zë të lartë dhe agresive gjatë drejtimit të makinës irriton nervat, e bën që t’i ngasësh makinës në mënyrë të shpejtë dhe shqetësuese dhe kështu që ekspozohen aksidente të rrezikshme.

- Shumë hulumtime të paraqitura në një konferencë të mbajtur në Paris nën hetimin e efekteve të zhurmës mbi shëndetin e njerëzve është zbuluar se pop muzika, nuk shkaktonë vetëm shurdhim të rëndë, por ajo gjithashtu shpie edhe në çmenduri. Hulumtuesit besojnë se ata që marrin pjesë në diskoteka, koncerte, në mënyrë të rregullt dhe të vazhdueshme, ekspozojn vetvet e tyre në humbjen permanenete (pëhershme) të dëgjimit.




Në mesin e ndikimit të dëgjimit të veglave të djallit (shejtanit)



- Studimi shkencor shfaq, thekson se muzika me zë të lartë ndikon në humbjen e kujtesës, apo të paktën në dobësimin e saj ... si dhe në një studim të kryer kohët e fundit në Gjermani u zbulua se kujtesa është dobësuar me rreth 10% deri në 60% tek personat që dëgjojnë muzikë me zë të lartë. Në një tjetër seminar morrën pjesë gjashtëqind njerëz që nuk dëgjonin muzikë me zë të lartë, si dhe gjashtëqind të tjerë që e dëgjonin atë me zë të lartë , .... rezultatet shfaqën se tek njerëzit në grupin e parë, dobësimi i kujtesës (memorisë) ishte vetëm 4%, ndërsa tek grupi i dytë ishte 21%.

- Duke dëgjuar muzikë me zë të lartë dhe agresive, shkaktonë lirimin e hormoneve që shkenctarët e kanë quajtur adrenalinë në trupin e njeriut. Kjo e bën personin më agresiv, të dhunshëm, të ashpër, dhe të vështirë.

Duke dëgjuar muzikë me zë të lartë për një kohë të gjatë shkaktonë rritje të sasisë së adrenalinës, si dhe në këtë mënyrë rritet prirja e njeriut për dhunë. Prandaj, ne gjejmë shumë krime të kryera pas dëgjimit të muzikës.

Hulumtuesit australian kanë pohuar se muzika me zë të lartë shkakton dëme në qelizat e veshit të brendshëm gjë që ndihmonë në zmadhimin e zërit , duke u përqëndruar për ta transferuar atë në tru.

Dr Damien Mansfield thotë: Veshët me ekspozim më të madh të muzikës me zë të lartë mund të jenë të goditur me dobësi në transferimin e vibracioneve të shëndosha ose humbje të funksionit të veshit të brendshëm.

- Një hulumtim i kryer nga Leeds Research Institute është konfirmuar se rreth 1 milion të rinjë dhe të reja britanez vuajnë nga problemet në sistemet e tyre të dëgjimit për shkak të muzikës me zë të lartë dhe agresive.

- Dëgjimi i Kur'anit Fisnik ndihmon personin i cili e ka mësuar përmendësh Kur’anin, për ta përkujtuar, përsëritur atë në mënyrë që ai ta përsos hifdhin e tij, çdo herë që ai e bën këtë me lexim apo me dëgjim.

Lusim All-llahun e Lartmadhëruar që të na bën prej atyre të cilëve shpirtërat dhe zemrat u kënaqen, freskohen, qetësohen me leximin dhe dëgjimin e Kur’anit, si dhe të na largon dhe distancon nga dëgjimi i muzikës dhe veglave të shejtanit ... Amiiin




ρëяктєнυ: υммυ мυнℓιѕα
кυя’αη ∂нє ѕυηηєт © 2θθ2-2θΙΙ

https://musliman.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions