Forum Islam
Sa ushqehemi me hallall? 64gjtc
Forum Islam
Sa ushqehemi me hallall? 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Sa ushqehemi me hallall?

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Sa ushqehemi me hallall? Empty Sa ushqehemi me hallall? Sun Aug 12, 2012 3:24 pm

Ebu hatib

Ebu hatib
Admin
Admin

Sa ushqehemi me hallall?

“(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të All-llahut”. (Bekare: 173)

“Thuaj: “Në atë që më është shpallur mua (në Kur’an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat”. (El Enam: 145)

“Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut”. (El Maideh: 3)

“Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre”. (Bekare 219)

Njeriu dhe bota përreth është krijuar nga Allahu i Lartësuar në mënyrë të përkryer. Duke pasur parasysh ndalesat e Allahut të Lartësuar në ushqimin tonë, në këtë kohë kur industria e ushqimit është zhvilluar së tepërmi, duhet të kemi kujdes për vetveten se çka hamë apo pimë.

Allahu i Lartësuar, thotë: “O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji”.(Bekare: 168) Mirëpo për shkak se tema e hallallit dhe haramit në ushqim është një temë mjaft e gjërë, këtu në përgjithësi do të ndalemi mbi temën e emulgatorëve.

Mosbesimtarët e etur për përfitime të pakta të kësaj bote kanë zbuluar mënyra që edhe alkoolin dhe mbeturrinat e derrit t’i shesin në përbërje të produkteve të tjera ushqimore.

Emulgatorët apo shkurt “E” janë disa aditive (ushqime shtesë), që u shtohen produkteve të ndryshme ushqimore.

Ajo që për ne është me rëndësi është se shumica prej tyre kanë prejarrdhje prej gjërave që në Islam janë haram (te ndaluara).

Shumica e Emulgatorëve janë nga mbeturinat e derrit (turiri, veshët, laprat, qimet etj), kurse pjesa më e vogël e tyre janë me prejardhje bimore si: meli lecitin (soja lecitin).

Më së shpeshti emulgatorët përdoren për djathin industrial, ajkat, virshllet, kajmakun industrial, çokollatat, euro kremet, reçelet, majonezet etj.

Duhet pasur kujdes për djathin dhe gjalpin (tlynin) industrial, (p.sh. margarinat dhe gjalpi Kristall). Këto prodhime përbërës kryesorë kanë yndyrën e derrit, sepse ajo është shumë e lirë. Që të mos keqkuptohemi dhe të bie sikur po ndalojmë krejtësisht përdorimin e këtyre ushqimeve, është mirë para se të blehen të gjitha produktet ushqimore e veçanërisht këto që janë numruar më lartë t’i hedhet një sy përmbajtjes (përbërjes) së produktit me ç’rast shumë shpejt mund të vërehen nësë përmban apo jo emulgatorë, për shkak se këto shënohen me shkronjën “E” dhe pranë kësaj shkronje është një numër zakonisht treshifror , p.sh E471.

Problemi është se shumë emuligatorë që shënohen njejtë mund të jenë me natyrë bimore (pra hallall) ose me natyrë shtazore (haram). Është shumë e vështirë të dijmë se prej çka është fituar ai emuligator përveç nëse në përmbajtje nuk tregohet. Pra jo të gjithë emuligatorët janë haram, prandaj në vijim kam paraqitur një tabelë ku janë të shënuara emulgatorët e dyshimtë dhe ato që janë krejtësisht haram. Në bazë të disa studimeve mjekësore është konstatuar se disa prej emulgatorëve janë kancerogjene apo shumë të dëmshme për shëndet.

Produktet tjera që mund të përmbajnë emulgatorë janë produktet industriale ushqimore: çipsat, smokit, ëmbëlsirat e ndryshme ( kollaqet), lëngjet ( sokat) etj.

Kur të bleni ndonjë produkt ushqimorë industrial, lexoni përbërjen e tij në ambalazh. Nëse gjenden numrat e cekur më poshtë, këto prodhime sigurisht janë të ndotura me derr, mish, yndyrë apo zhelatinë etj. Emulgatorët që më së shpeshti mund t’i gjejmë në ushqime janë:

E 120: Cochineal (ngjyrë e zezë e fituar nga insektet)
E 124: Cochineal
E 441: Zhelatin,
E 542: E fituar prej eshtrave të derrit.
“Adhurojeni All-llahun dhe keni frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është shumë më mirë për ju”. (Ankebut: 16)

Lista e emulgatorëve që kanë përmbajtje nga alkooli apo mishi i derrit:

E 100

E 152

E 431

E 477

E 495

E 921

E 103

E 270

E 433

E 478

E 542

E 999

E 110

E 280

E 434

E 480

E 550

E 120

E 325

E 435

E 481

E 570

E 123

E 326

E 436

E 482

E 572

E 124

E 327

E 442

E 483

E 591

E 125

E 334

E 471

E 488

E 631

E 126

E 335

E 472

E 489

E 632

E 127

E 336

E 473

E 491

E 633

E 128

E 337

E 474

E 492

E 635

E 140

E 420

E 475

E 493

E 904

E 141

E 430

E 476

E 494

E 920

Përktheu dhe përshtati: Teuhid.NET

https://musliman.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions