Forum Islam
Shikimi i televizorit në Islam 64gjtc
Forum Islam
Shikimi i televizorit në Islam 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Shikimi i televizorit në Islam

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Shikimi i televizorit në Islam Empty Shikimi i televizorit në Islam Fri Sep 07, 2012 12:03 am

Ebu hatib

Ebu hatib
Admin
Admin

Shikimi i televizorit në Islam (1)

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xhele shanuhu, salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Thëniet e dijetarëve për dispozitën e blerjes së televizorit dhe shikimit të tij

1. Fetvaja e Lexhnetul Ame li Idarat el buhuth el Ilmije uel Ifta ued-dave uel irshad në Arabi Saudite:

Shikimi i televizionit është i lejuar nëse shikon gjëra të lejuara, si p.sh. lexim Kurani, ligjërata fetare, programe biznesi apo lajme politike, por nëse në televizor ka përmbajtje me haram, si p.sh. muzikë, apo këngëtare ose këngëtar duke kënduar dhe në përgjithësi themi se në qoftë se shikon gjëra të lejuara, atëherë lejohet shikimi i televizionit, por nëse shikon gjëra të ndaluara, ndalohet shikimi i tij.
Nëse dikush shikon gjëra të lejuara për të kaluar kohën e tij, kjo nuk është e preferuar, pasi kohën njeriu duhet ta shfrytëzojë në gjëra më primare, si p.sh. të kaloj kohën me familjen e tij apo në ndonjë punë që do t’i sjellë dobi popullit musliman.
Dhe më mirë është që të largohet në përgjithësi nga televizori për shkak se është mjet i cili të lehtëson shikimin apo dëgjimin e harameve. (Fetava Islamije 3/322)

Në një përgjigje tjetër i njëjti komision ka thënë: Videot, radiot dhe televorët nuk mund të themi se janë haram apo hallall për shkak se ato janë mjete, mirëpo mund të japim përgjigje për dëgjimin e tyre apo shikimin e tyre, a është e lejuar apo jo.
Themi se nëse këto gjëra përdoren për haram, atëherë përdorimi i tyre është i ndaluar, kurse nëse përdoret për hallall, atëherë është i lejuar.
Dhe sipas kësaj, nëse nuk e përdor videon për tjetër gjë vetëm se për të mirë, atëherë është e lejuar dhe është mirë, përndryshe (nëse përdoret për keq) është haram përdorimi i tij (dhe kështu është radioja, televizori, sateliti etj.). (Fetava Islamije 3/366)

2. Dijetari Abdullah Nasih Ulvan, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Pasi televizioni në kohën tonë me shumicën e programeve në të shkatërron moralin e njerëzve dhe është një mjet i cili thërret dhe nxit në haram dhe në përzierjen e meshkujve me femra, duke pasur parasysh këto gjëra, themi se shikimi dhe dëgjimi i televizorit konsiderohet prej mëkateve të mëdha. Do të sjell disa argumente për këtë:

a) Të gjithë dijetarët e të gjitha kohërave janë të pajtimit (ixhma) se ligjet islame janë vendosur për të mbrojtur 5 gjëra: 1. Për të mbrojtur fenë; 2. Mendjen; 3. Nderin; 4. Jetën e njeriut dhe 5. Pasurinë e njeriut.

Dhe kanë thënë: Meqë ajo me të cilën ka ardhur legjislacioni islam, si në Kuran dhe hadithe të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, po ashtu edhe rregullave të usulit kanë për qëllim mbrojtjen e 5 gjërave që cekëm më lart, duke pasur parasysh që programet televizive në këtë kohë përmbajnë muzikë, femra të zhveshura, filma të shfrenuar që të gjitha këto kanë për qëllim shkatërrimin e moralit, largimin e xhelozisë, përhapjen e imoralitetit dhe gjërave të këqija, për këtë shkak ndalohet shikimi i televizorit dhe dëgjimi i tij për të ruajtur nderin. Për këtë shkak ndalohet mbajtja e televizorit pasi është mjet i cili ia lehtëson njeriut shikim e harameve dhe dëgjimin e tyre.

b) Transmeton Maliku, Ibn Maxhe dhe Darikutni nga Ebu Seid El Hudri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk lejohet t’i bësh dëm dikujt e as t’ia kthesh dikujt me të keqe.” (Maliku, Ibn Maxhe, dhe Darikutni dhe ky hadith është sahih. Shih Sahih el Xhami es-sagir, nr. 7517.)

Ky hadith llogaritet si rregull në Islam dhe dijetarët e kanë llogaritur prej rregullave më të rëndësishme pasi ky rregull ndalon çdo gjë që i bën dëm ndonjë personi apo një populli apo ia shkatërron moralin e atij populli.
Pasi programet që jepen në televizionet e tanishme ftojnë në harame dhe në shfrenimin e epsheve, u ndalohet muslimanëve të blejnë televizor dhe ta fusin atë në shtëpi për shkak që të ruajnë besimin e familjes dhe moralin e tyre duke praktikuar hadithin e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, që thotë: “Nuk lejohet t’i bësh dëm dikujt e as t’ia kthesh dikujt me të keqe.”

c) Prej rregullave të sheriatit islam është edhe rregulli “Ndalimi i gjërave të cilat të çojnë tek e keqja”. Kuptimi i këtij rregulli është: Ka raste kur ndalohen gjërat e lejuara nëse këto gjëra të çojnë në haram. Dhe sipas këtij rregulli, duke pasur parasysh se programet televizive të çojnë tek haramet, për këtë shkak përdorimi i televizorit është haram sepse të çon në haram dhe në shkatërrim të moralit.

d) Gjithashtu shikimi i televizorit është haram për shkak se shumë prej programeve janë të përziera me muzikë dhe këngë të shfrenuara.
Dhe pasi e kemi përmendur se muzika është haram dhe shikimi i femrave apo këngëtareve është haram dhe të gjitha këto janë shkaqe për shfrenimin e njeriut dhe ngritjen e epshit të tij, për këto shkaqe është haram edhe shikimi i programeve televizive në të cilat ka muzikë apo femra të zhveshura.
(Hukmul Islam fi vesail el i’lam – Abdullah Nasir Ulvan)

Përktheu: Eroll Nesimi

https://musliman.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions