Forum Islam
Vajzat me shami jashtë shkolle, Gjilani këtë herë me dhunë 64gjtc
Forum Islam
Vajzat me shami jashtë shkolle, Gjilani këtë herë me dhunë 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Vajzat me shami jashtë shkolle, Gjilani këtë herë me dhunë

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

muslimani

muslimani
Anëtarë Fillestar/e
Anëtarë Fillestar/e

Vajzat me shami jashtë shkolle, Gjilani këtë herë me dhunë

Shkollat e Teksasit Kosovar atij të Gjilanit i janë kthyer trendit të mbrapsht, të largimit të vajzave me shami nga shkollat publike.


Siç raporton protali 2lonline duke cituar reagimin e kreut të PD-së në Gjilan Arianit Sllamniku , vajzave me shami iu është ndaluar vijimi i mësimit për me tepër situata ka eskaluar kur prindërit e vajzave kanë insistuar për të marrë shpjegime gjegjëse nga organet e shkollës të cilat kësaj kërkese iu janë përgjigjur me intervenim të policisë.

Ndryshe Gjilani njihet si rajon i rrezikshëm ku grindjet në mes të grupeve kriminale të rinjve jo rrallë herë kanë përfunduar edhe fatalisht për ta bërë atë Teksas Kosovar, përjashtimi i vajzave me shami në këtë mes del më qesharaku në univers.

“Ndryshe Arianit Sllamniku për 2online ka thënë : ‘’Si kryetar i PD-së në Gjilan së pari u bëjë thirrje institucioneve komunale ta normalizojnë gjendjen dhe të mos e eskalojnë edhe më shumë atë gjegjësisht, t‘i kthejnë vajzat nëpër shkollat ku janë të thirrura të marrin dije siç ka ndodhur edhe vitin e kaluar”,.

Ai ka përkujtuar vitin e kaluar ku nuk pati asnjë telashe duke e marr parasysh suksesin në mësim të këtyre vajzave, nxënëse të shkollave fillore dhe të mesme dhe ka thënë që edhe vajzat e mbuluara, me shami në kokë, duhet të vazhdojnë shkollimin, e drejtë kjo në bazë të të gjitha normave dhe kartave të të drejtave të njeriut dhe lirive të saj.

Përndryshe, Sllamniku është shprehur i revoltuar edhe me bashkë partiakët e tij të nivelit qendror që nuk po e luajnë rolin e tyre dhe nuk po e arsyetojnë besimin e marrë nga elektorati.

“U bëjë thirrje deputetëve të PD-së që e kanë marr votën në emër të mbrojtjes së dinjitetit të këtyre vajzave – premtim paraelektoral i zgjedhjeve të fundit parlamentare, qe të dalin publikisht dhe të dëshmojnë paaftësinë e tyre për t’i përmbushur obligimet e votuesve të tyre, që kanë bërë të jenë aty ku janë dhe po qëndrojnë kot fare pa ndërmarrë as edhe një iniciativë në këtë drejtim.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions