Forum Islam
Cila është (at-taa'ifah al-munsurah)grupa fitimtare?  64gjtc
Forum Islam
Cila është (at-taa'ifah al-munsurah)grupa fitimtare?  64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Cila është (at-taa'ifah al-munsurah)grupa fitimtare?

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ebu hatib

Ebu hatib
Admin
Admin

Shaikh 'Abdul-Kaadir Ibn 'Abdul-'Aziz (nga përkthimi i ardhshëm i librit "Kundërvënja dyshimeve në lidhje me Udhëheqësin")


Lajmëtari i Allahut ka thënë: "Nuk do të pushoj së egzistuari i një grupe (Taifah), prej umetit tim, që do ta zbatoj urdhërin e Allahut. Ata janë të padëmtuar prej atyre që i tradhtojnë ata apo i kundërshtojnë ata, derisa të arrijë qështja e Allahut duke qenë ata dominues ndaj njerëzve. "- transmetuar prej Muslimit.


Shumica e paraardhësve (As-Selef) shkuan kah (mendimi) se "Grupa Fitimtare" (At-Taa'ifah Al-Mansurah ) kanë qenë dijetarët (Ulemaja) dhe njerëzit e Hadithit (Ahl-Hadith), siq janë al-Buhariu dhe Ahmed bin Hanbel siq edhe kanë thënë. Por thënja e tij, ". . . kjo fe (Din), zbatohet, duke luftuar për atë..." është problem për ata, siq janë edhe transmetimet tjera, ku qart ceket brenda tyre, të luftuarit (Al-Kital). Dhe kjo është prej karakteristikave të veçanta të kësaj grupe (Taa'ifah ), siq janë transmetimet nga Xhabir bin Abdullahi dhe Imran bin Husein dhe Jazid bin Al-Aslam dhe Muavija dhe Ukba bin Amr, Allahu qoftë i kënaqur me ata të gjithë.



Pra nuk është e mundshme që të kufizohet Taifa vetëm për Ulema. Përkundrazi, ata (Taifa) janë njerëzit e diturisë dhe Xhihadit. Dhe për këtë, An-Nevevi ceku thënien e Buhariut dhe Ahmedit dhe të tjerëve, dhe më pastaj tha, "dhe mund të jetë që kjo grup (Taifa) është e përhapur në lloje të ndryshme të besimtarëve. Prej tyre janë luftëtarët e fuqishëm (Mukatilun)" dhe prej tyre janë juristët (Fukahat) dhe prej tyre janë specialistët e Hadithit (Muhadithun) dhe prej tyre janë ata që i largohen gjërave të jetës së kësaj bote për shkak të adhurimit intenziv (Zuhad) dhe urdhëruesit e të mirës dhe ndaluesit e së keqës.Dhe prej tyre janë njerëz të formave tjera të të mirave, dhe është e nevojshme për ata që të jenë së bashku, se sa që të jenë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës." 1"Sahih Muslim bi'Sharh An-Nevevi ", Vëll. 13/67

Dhe njashtu, Sheih Al-Islaam Ibn Tajmijah, qoftë Allahu i mëshirshëm ndaj tij, theksoi në Fetva- që ka të bëjë me luftimin e Tartareve, të cilët deklaruan dy dëshmitë (Al-Shehadetejn, Shehdadetin), po përsëri gjykonin me diç tjetër përveq Sheriatit Islam- ku njerëzit e Xhihadit janë më të merituarit për tu përfshirë në Grupën Fitimtare , sikurse ai tha, " Sa për Grupën në Sham dhe Egjipt dhe të ngjajshmit me ata; në këtë kohë janë, luftëtarët (Mukatilun) për fenë (Din) Islame. Dhe ata janë që e meritojnë më së shumti që të përfshihen në Grupën Fitimtare, të cilën Pejgamberi e ka cek, në thënien e tij, prej asaj çka është e vërtetë dhe shpesh e transmetuar, prej tij: 'Nuk do të pushoj se egzistuari e një Grupe prej Umetit tim, dominuese në të vërtetën. Ata nuk do të dëmtohen prej atyre që ju kundërvihen atyre apo atyre që i tradhtojnë ata, derisa të vijë Ora (e fundit).'Dhe nga transmetimi i Muslimit, 'Njerëzit e Perëndimit, nuk do të ndalen."2"Maxhmu'a Al-Fataawa ", Vëll. 28/531


Dhe s`ka dyshim se Ulemat që (personalisht) bëjnë vepra, janë të parët prej njerëzve që hyjnë në këtë Grup dhe pastaj njerëzit tjerë prej Muxhahidinëve dhe të tjerët që i pasojnë ata.
Dhe çka i ka shtyer Të parët (As-Salaf) që të thonë se Taifah janë Ulemat, ka qenë për arsye se Xhihadi ka qenë diçka që nuk ka pasur mospajtime në mesin e Muslimanëve, dhe kufijtë ishin përplot me ushtar dhe ushtri të përgaditura, të vëna përballë shteteve për luftë (Dijar Al-Harrb) dhe problemi më i rëndësishëm, në lidhje me fenë në kohën e tyre, ishin bidatet dhe devijimet e mëdha.Dhe kalorësit e kësaj arene të fushëbetejës janë Ulemat.


Por sot, ne kemi nevojë për mundin e Ulemave dhe Muxhahidinëve; secili në fushëbetejën e tij përkatëse, ku feja nuk mund të zbatohet vetëm me dituri e as me Xhihad vetëm, por me secilën nga ato së bashku. Siç thotë Ai, Më I Larti në ajetin e "Hekuri" (Al-Hadid):
Ne i dërguam të dërguarit Tonë me fakte të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe Barazpeshën (drejtësinë) që t'i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë (në qështje lufte) dhe dobi për njerëz, e edhe për t'u ditur tek All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S'ka dyshim se All-llahu është i fuqishëm, mbizotërues.3 Al-hadid,25.


Dhe Sheih Al-Islaam Ibn Tajmijah ka thënë, "Dhe feja nuk do të zbatohet përveç se me Libër (Kuranin) dhe Barazpeshë dhe me Hekur. Libri është për tu udhëzuar me të ndërsa Hekuri është për ta përkrahur atë, Ashtu siç thotë Ai, Më I Larti: Në të vërtet Ne kemi dërguar Lajmëtarët Tanë- ajeti. Që Libri; me atë zbatohet dituria dhe feja.Dhe Barazpesh; me këtë zbatohen të drejtat në kontratat dhe në të holla dhe kolekcione . Dhe Hekuri; me atë zbatohen ligjet për denim (Al-Hudud) ."4 "Maxhmu'a Al-Fataawa ", Vëll. 35/36

Dhe ai gjithashtu ka thënë, "Dhe shpatat e Muslimanëve i sjellin fitore këtij legjislacioni (Sheriatit) dhe Librit dhe Suneti të tij, sikurse që ka thënë Xhabir bin Abdullahi, qoftë Allahu i kënaqur me atë, 'Lajmëtari i Allahut na ka urdhëruar që të qëllojmë me këtë- që ka pas për qëllim shpatën- kushdo që largohet nga ky- që ka pas për qëllim Mushafin (Kuranin).5""Maxhmu'a Al-Fataawa ", Vëll. 35/365 dhe ai gjithashtu tha, "Sepse, vërtet ajo që e bënë fenë të zbatohet, është Libri udhëzues dhe fitorja e sjellur nga Hekuri, sikurse që Allahu, Më I Larti e cek."6 "Maxhmu'a Al-Fataawa ", Vëll. 28/396


Dhe tjetër nga ajo, nga pjesa tjetër (në Fatwan e tij). Unë them:Dhe për këtë, është e mundëshme të thuhet se At-Taa'ifah Al-Mansurah-grupa fitimtare është Grupa, që bënë Xhihad duke pasuar metodologjin (Menhexhin) e drejt të bazuar sipas Sheriatit; metodologjin (Menhexhin) e Ehli Sunetit dhe Xhematit.

https://musliman.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi