Forum Islam
Beteja e Hunejnit dhe Taifit (Sheual, 8 Hixhri – Shkurt , 630 c.e)  64gjtc
Forum Islam
Beteja e Hunejnit dhe Taifit (Sheual, 8 Hixhri – Shkurt , 630 c.e)  64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Beteja e Hunejnit dhe Taifit (Sheual, 8 Hixhri – Shkurt , 630 c.e)

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ebu hatib

Ebu hatib
Admin
Admin

Fisi Havazin dhe Thekif ishin përgatitur të luftonin muslimanët, sepse ata e çliruan Meken. Atyre ju bashkangjitën edhe Fiset Gatafan etj. Me vete kishin marrë fëmijët, gratë dhe pasuritë e tyre, që të tregonin qëndrueshmëri në përballjen me Muhamedin dhe besimtarët e tjerë!

Profeti a.s dhe ushtria çlirimtare marshuan me afro dhjetë mijë luftëtarë, të cilëve iu shtuan dhe dhjetëmijë të tjerë nga ata që ishin lënë të lire në Meke., pra, prej muslimanëve të rinj, që kishin pranuar Islamin pas çlirimit të Mekes.
Ky numër i madh i mashtroi disa muslimanë që thane: “Ne sot jemi fuqi e madhe dhe nuk do të thyemi kurrë: “Profeti a.s, mori borxh disa armë nga fisi Jeala bin Umeje, që ishin prej muslimanëve të rinj dhe pas kësaj betejës ua ktheu dhe i falënderoi për gjestin.

Fisi Havazin ishte tubuar në Hunejn nën udhëheqjen e Malik bin Aufit, i cili kishte urdhëruar që ushtarët të mernin me vete grate dhe pasuritë, që kjo t`i bënte të pathyeshëm gjatë betejes. Ky mendim ishte qortuar nga Durejd bin Samiti, anëtar i fisit Havazain. Ai ishte pak i moshuar dhe nuk bënte asgjë, por ishte i zgjuar. Disa nga fjalët e tij ishin: “Nëse beteja është në favorin tend, ata (gratë, fëmijët) nuk të hyjnë në punë Ata që do të duhen janë burrat me armë dhe shigjeta. E nëse lufta nuk është në favorin tend, atëherë do të turpërohesh në familjen dhe pasurinë tënde.

Muslimanët depërtuan në luginën e Hunejnit herët në mëngjes dhe nuk e dinin se fiset u kishin zënë pritë. Ushtria e muslimanëve ishte e ngjeshur. Mes tyre kishte fise, njerëz që Profeti i kishte lënë të lire në Mekë dhe shumë të tjerë. Me pak fjalë numri i tyre ishte më i madh, se i muhaxhirëve dhe i ensarëve.

Ky sulm i papritur i Havazinëve i befasoi dhe çetat kryesore u shpërndanë, si fisi Temim dhe muslimanët e rinj të Mekes. Në këtë mënyrë rreshtat e muslimanëve filluan të çoroditeshin. Profeti a.s bashkë me një grup muhaxhirësh dhe ensarësh qëndruan të palëkundur. Mes tyre ishin: Abasi, Ebu Bekri, Omeri dhe Aliu r.a. I Dërguari i Allahut doli në të djathtën dhe filloi të thëriste me të madhe: Thiri dy herë pa përzier fjalë të tjera, u kthye nga e djathta dhe tha: “O ensarë!” I përgjigjemi thirrjes tënde, o i Dërguari i Allahut, ne jemi me ty – i thanë ensarët.

Ai qëndronte mbi mushkën e tij të bardhë, pastaj zbriti dhe tha: “Unë jam robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij. (Buhariu) O njerëz ejani tek unë sepse unë jam i Dërguari i Allahut, jam Muhamedi i biri i Abdullahut.”
Profeti urdhëroi xhaxhain e tij Abasin, i cili kishte zë të fortë, që të thërriste: “O ensarë! O të zotët e Semras!” Ai thërriste me të madhe: “Unë jam Pofet dhe jo gënjeshtar, jam biri i Abdul Mutalibit”
Kur njerëzit dëgjuan zërin e Abasit thanë: “Të përgjigjemi, të përgjigjemi” dhe u mblodhën rreth të Dërguarit të Allahut. Tashmë filluan t`u kundërviheshin armiqve të bashkuar. Beteje mes muslimanëve dhe Havazinëve u ashpërsua.
Profeti a.s tha: “Tani lufta arriti kulmin” (Siretu Ibn Hisham” 4/445) dhe ishte i pari që e tha atë fjalë. Muslimanët luftuan me Profetin si trimat. Profeti a.s mori një grusht me dhe dhe ua hodhi armiqve në fytyrë duke thënë: “U nxifshin këto fytyra.” (Muslimi “Sireu en Nebeuije 589) Armiqtë u thyen edhe pas pak kohe humbja në rreshtat e tyre u bë e dukshme, ndërsa muslimanët u kthyen të fituar me robërit dhe prenë e luftës.!

Në mesin e armiqve u vranë më shumë se shtatëdhjetë luftëtarë, ndërsa në krahun e muslimanëve ranë disa dëshmorë. Profeti dërgoi çeta në ndjekje të atyre që tërhiqeshin nga fushëbeteja, për t`i vrarë ose për t`i shpërndarë forcat e tyre. Realisht këto çeta triumfuan dhe Profeti a.s urdhëroi që prerja e luftës, robëreshat dhe robërit të mblidheshin në një vend që quhej Xhirane.
Pasi gjërat morën rrjedhën e duhur i Dërguari i Allahut vazhdoi marshimin e tij për në Taif. Aty ishte qendra e fisit Thekif, të cilët ishin mbledhur me ata që kishin mbetur prej havazinëve për të luftuar të Dërguarin e Allahut.
Taifi ishte i fortifikuar me mure rrethues dhe ato ishin shkaku që ky vend u quajt Taif (diçka e rrethuar).

Profeti a.s nuk depërtoi dot në mesin e tyre, prandaj e rrethoi atë për mbi njëzetë netë. Aty vendosi katapultat, mendim të cilin ia dha Selman Farisiu dhe i qëlloi, por nuk pati ndonjë efekt. Disa shokët të Profetit a.s ranë dëshmorë nga shigjetat, që u hodhën nga banorët e Taifit muslimanëve. Disa të tjerë u përpoqën të depërtonin në muret rrethuese nëpërmjet disa mjeteve që kishin përgatitur me dru dhe lëkurë. Fillimisht depërtuan dhe u afruan pranë mureve, por banorët e Taifit u hodhën hekur të shkrirë nga lart, që i shkriu lëkurat dhe ndikoi tek drunjtë. Kjo i detyroi muslimanët të dilnin nga mjeti ku qëndronin. Ata që qëndronin mbi mure gjuajtën me shigjeta dhe vranë disa prej tyre.

Disa skllevër të Taifit dolën tek muslimanët dhe pranuan Islamin. Profeti a.s u dha lirinë. Rrethimi i Taifit zgjati shumë. Profeti bëri me dije se akoma nuk i është dhënë leja për çlirimin e Taifit. Ai e la atë pa i humbur shpresat, por me dëshirën që banorët e atij vendi të vnin e të pranonin Islamin pa dhunë, sepse Profeti a.s kishte thënë: “O Zot, udhëzoje Thekifin.”
Profeti a.s u nis për në Meke dhe rrugës u ndal në Xhirane, aty ku ishte mbledhur preja e luftës, robërit dhe robëreshat e fisit Havazin dhe të aleatëve të tyre. Në Xhirane Profeti a.s priti ndonjë pendim nga fisi Havazin për atë që u kishin bërë muslimanëve. Pas disa ditëve pritjeja Profeti a.s e ndau plaçkën e luftës dhe robërit mes muslimanëve. Grupet e fisit Havazin erdhën dhe shpallën islamin dhe pendimin për atë që kishin bërë me Profetin dhe muslimanët, dhe kërkuan nga Profeti a.s që t`u kthente pasurinë dhe fëmijët e tyre. Njëri prej poetëve të tyre recitoi një poezi të gjatë, të cilën e fillonte me Profeti a.s:

Na jep mirësi, o i Dërguari i Allahut me fisnikërinë tënde,
Sepse ti je ai ku shpresojmë dhe mbajmë mendjen.

Profeti i la të zgjidhnin mes pasurisë dhe fëmijëve e grave të tyre, por ata zgjodhën fëmijët dhe grate. Profeti a.s u tha: “Me mua janë këta që shihni.
Për mua fjala më e mire është ajo më e sinqerta, prandaj dijeni se ju prita” Relisht Profeti a.s i kishte pritur disa netë pasi u kthye nga Taifi, mirëpo kur e panë se Profeti po ju kthente vetëm njërën (familjen ose pasurinë) thanë: “ Ne zgjedhim familjet tona”
Profeti a.s u ngrit, falënderoi dhe madhëroi Allahun si i takon, pastaj tha: “Vëllezërit tuaj erdhën të penduar, prandaj e pashë të arsyeshme t`u kthej familjen e tyre. Ai që nuk pranon e ka vetë në dorë dhe kush do të presë pjesën e tij dersi sa Allahu të na japë plaçkën e parë të luftës, përsëri e ka vetë në dorë.” Njerëzit njëzëri thanë: “Pranojmë o i Dërguari i Allahut.” Muslimanët garuan për të lënë pjesën që u takonte, duke ndjekur kështu shembullin e Profetit a.s

Pas kësaj Profeti i porositi Havazinët, duke iu thënë: “I thoni Malik bin Aufit, udhëheqësit të Havazinëve, se nëse vjen si musliman do t`i kthej familjen, pasurinë e tij dhe njëqind deve tepër.” Ai (Malik bin Aufi) u largua fshehurazi nga Taifi dhe shkoi tek Profeti a.s , pranoi Islamin dhe gjendja e tij fetare u përmiësua ndjeshëm. Profeti e emëroi atë përgjegjës për ata që do të pranonin Islamin prej fiseve arabe, të cilët jetonin përreth Taifit. I Dërguari i Allahut filloi të sulmonte bazat e idhujtarëve të Thekifit, derisa ua vështirësoi punët.
Profeti a.s ndau prenë e luftës, nga e cila u dha disa fiseve dhe atyre që donte t`u afronte zemrat në Islam. Me pak fjal ai u jepte muslimanëve që sapo kishin pranuar Islamin pas çlirimit të Mekes, ndërsa ensarëve nuk u dha asgjë. Disa ensarë e morën për keq këtë gjë, prandaj Profeti a.s i mlodhi një nga një dhe u mbajti një ligjeratë duke ju thënë: “O ensarë! A nuk ju gjeta të humbur dhe Allahu ju udhëzoi? A nuk ishit të përçarë dhe Allahu ju bashkoi? Ishit të varfër dhe Allahu ju pasuroi?”

Sa here që u kujtonte diçka, ata thonin: “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të besueshmit.” Profeti a.s tha: “Çfarë ju pengoi t`i përgjigjeni të Dërguarit të Allahut? Po të donit, do të shpreheshit kështu e ashtu, por a nuk jeni të kënaqur që njerëzit të kthehen me delet e devetë, ndërsa ju të largoheni nëpër shtëpitë tuaja me të Dërguarin e Allahut?! Sikur të mos ishte hixhreti do të isha njëri prej ensarëve. Nëse njerëzit do të merrnin një rrugë dhe ensarët një rrugë tjetër, unë do të shkoja pas ensarëve. Ensarët janë shiar. (Shiar quhet rroba që qëndron ngjitur pas trupit, që do të thotë se ensarët janë njerëzit më të afërt me të Dërguarin e Allahut a.s) ndërsa njerëzit dithar.” (Dithar quhet rroba që vishte mbi një rrobë tjetër, që do të thotë se njerëzit e tjerë gëzojnë një pozitë më të ulët se ensarët)

Ensarët filluan të qanin derisa mjekrat e tyre u njomën nga lotët dhe thane: “Ne jemi të kënaqur që kemi me vete të Dërguarin e Allahut, si pjesë të shpërblimit të luftës” dhe kështu u ndanë, Pas kësaj Profeti a.s veshi rrobat e ihramit dhe filloi umren që nga Xhirane. Ai hyri në Meke, qëndroi disa ditë e më pas u largua për ne Medine. Pas disa muajsh radhët e muslimanëve u shtuar rreth Taifit dhe kjo i ngushtoi banorët e këtij vendi. Më pas erdhi një delegacion, i cili shprehu pranimin e Islamit dhe kështu i gjithë qyteti pranoi Islamin, i cili priti muslimanët me shembjen e idhujve.

Me përqafimin e Islamit nga Taifi të gjitha qytetet e Hixhazit iu nënshtruan udhëheqjes profetike, nën udhëheqjen e prijësve që kishte caktuar i Dërguari i Allahut.
Allahu i Madhëruar zbriti disa ajete, që flasin për betejen e Hunejnit: “Në të vërtetë Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, si dhe në ditën e (luftës së) Hunejnit, kur juve ju mahniti numri i madh. Por ai numër nuk ju solli dobi aspak, sepse toka ju duk juve e ngushtë, edhe pse është e gjëra dhe kthyet shpinën duka ia mbathur. Pastaj Allahut zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Vet dhe mbi besimtarët, si dhe zbriti luftëtarë (engjëj), të cilët ju nuk i patë dhe i dënoi jobesimtarët. Kështu u “shpërblyen” mohuesit.” (Teube;25-26)

Dr. Abdulaziz El Umeri

Teuhid.net

https://musliman.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions