Forum Islam
Davutollu: Turqia është e përgatitur për çdo situatë të mundshme në Siri 64gjtc
Forum Islam
Davutollu: Turqia është e përgatitur për çdo situatë të mundshme në Siri 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Davutollu: Turqia është e përgatitur për çdo situatë të mundshme në Siri

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ebu hatib

Ebu hatib
Admin
Admin

Davutollu: Turqia është e përgatitur për çdo situatë të mundshme në Siri

“Ne kemi bërë çdo lloj parashikimi dhe studimi lidhur me situatat e mundshme kaotike që do të krijohen në periudhë të tillë tranzicionit”, nënvizoi Davutollu.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu, ka bërë deklarata të rëndësishme në lidhje me Iranin dhe Sirinë.
Davuollu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në aeroplan ndërsa udhëtonte për në Birmani.
Në fillim shefi i diplomacisë turke vlerësoi marrëdhëniet e tensionuara me Teheranin pas deklaratës së Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Iranit.
Davutollu tha se Esadi e mbështet me armë organizatën terroriste, por ne kemi marrë masat e nevojshme edhe kundër këtij kërcënimi.
Davutollu sqaroi se në takimin që pati në Ankara me Ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Ali Ekber Salihi, ky i fundit i kishte thënë që “Mos u kushtoni rëndësi fjalëve e deklaratave që bëhen në varësi të politikës së brendshme”.
Ajo që më shqetëson më shumë mua, - vijoi Davutollu, është përpjekja e Iranit për t’ia ngarkuar Turqisë përgjegjësinë e ngjarjeve të sotme në Siri.
“Është e pamundur që ta pranojmë një gjë të tillë. Ekzistenca e divergjencave në pikëpamje është e kuptueshme, por nga ana tjetër mendoni një vend që vazhdon të ketë marrëdhënie me një regjim që është përgjegjës për vdekjen e dhjetëra-mijërave njerëzve në Siri. Vazhdon ta përkrahë dhe mbështesë atë regjim, dhe pastaj kthehet dhe kërcënon Turqinë. Një veprim i tillë nuk ka të bëjë aspak me sinqeritetin apo me ndershmërinë”, tha Davutollu.
Gazetarët e pyetën ministrin e jashtëm edhe për aktivitetin e organizatës terroriste në veri të Sirisë.
“Në qoftë se Esadi do të kishte qëndruar në pushtet, organizata do të kishte krijuar ndikimin e vet atje. Kurse tani ajo kërkon të shfrytëzojë vakumin që do të krijohet pas largimit të Esadit. Por nuk do t’ia arrijnë kësaj. Para së gjithash populli sirian po e shikon dhe e kupton mirë këtë gjë”, sqaroi Davutollu.
Pika që theksoi Davutollu në veçanti në bashkëbisedën me gazetarët ishte se Turqia është e përgatitur ndaj çdo lloj zhvillimi.
“Ne kemi bërë çdo lloj parashikimi dhe studimi lidhur me situatat e mundshme kaotike që do të krijohen në periudhë të tillë tranzicionit”, nënvizoi Davutollu.

https://musliman.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions