Forum Islam
Sulmohet konsullata amerikane në Libi dhe vritet një zyrtarë i saj për fyerjen amerikane të Profetit Muhamed (as) + VIDEO 64gjtc
Forum Islam
Sulmohet konsullata amerikane në Libi dhe vritet një zyrtarë i saj për fyerjen amerikane të Profetit Muhamed (as) + VIDEO 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Sulmohet konsullata amerikane në Libi dhe vritet një zyrtarë i saj për fyerjen amerikane të Profetit Muhamed (as) + VIDEO

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

muslimani

muslimani
Anëtarë Fillestar/e
Anëtarë Fillestar/e

Sulmohet konsullata amerikane në Libi dhe vritet një zyrtarë i saj për fyerjen amerikane të Profetit Muhamed (as) + VIDEO

El Thulathah 25 Sheual 1432 / 12 09 20012

Një anëtar i stafit amerikan të konsullatës amerikane në qytetin lindor libian të Bengazit ka vdekur pas përleshjeve të ashpra në kompleks, thanë burimet libiane të sigurisë.

Një turmë e armatosur e sulmuan dhe ia vunë zjarrin ndërtesës në një protestë kundër një filmi “amator” që konsiderohej ofendues për Profetin e Islamit Muhamedin (alejhi selam), pas protestave të ngjashme në kryeqytetin e Egjiptit.

"Një anëtar i stafit amerikanë ka vdekur dhe një numër tjetër kanë qenë të plagosur në përleshje," tha Abdel-Monem Al-Hurr, zëdhënës i Lartë Komitetit të Sigurimit të Libisë, të mërkurën, duke shtuar se raketa-hedhëse janë gjuajtur në ndërtesën nga një fermë në afërsi.

"Ka përleshje të ashpra mes ushtrisë libiane dhe militarëve të armatosur jashtë konsullatës së SHBA-ve," tha ai. Ai tha gjithashtu tha se rrugët janë mbyllur jashtë dhe forcat e sigurisë ishin përreth ndërtesës.

Sulejman El-dressi, regjisori i El Xhezira-së në Bengazi, tha: "Një grup njerëzish duke e quajtur veten Ansaru Sheria -'mbështetësit e ligjit islamik " e dëgjuan lajmin se do të jetë një film amerikan fyes kundër Profetit. "

"Pasi që ata e dëgjuan këtë, ata dolën nga garnizoni ushtarak i tyre dhe dolën në rrugë duke i bërë thirrje popullit për tu mbledhur që të shkojnë përpara për ta sulmuar konsullatën amerikane në Bengazi.







Protestuesit në Egjipt e shqyejnë flamurin e ambasadës amerikane për fyerjen amerikane të Profetit Muhamed (as) + VIDEO

Mijëra demonstrues egjiptianë e kanë shqyer flamurin e ambasadës amerikane në Kajro dhe e zëvendësuan atë me një flamur islamik.

Gati 3.000 demonstrues, shumica prej tyre mbështetës të lëvizjes islamike Selefiste, u mblodhën në ambasadën në shenjë proteste ndaj një filmi fyerës kundër Profetit Muhamedit (alejhi selam), i cili u prodhua nga një mërgimtarë i pakicës krishtere të Egjiptit i cili banon në Amerikë.

Disa burra iu ngjitën mureve të ambasadës dhe një prej tyre e shqeu flamurin amerikan, duke e zëvendësuar atë me një të zi i shkruar me profetësinë e besimit musliman. “Nuk ka zot tjetër, pos Allahut dhe Muhamedi është profeti i Allahut."

Demonstruesit gjithashtu e shkruan me grafitë në muret e kompleksit të ambasadës një pjesë të asaj parulle - "Nuk ka zot tjetër, pos Allahut". Burimi: Agjencitë

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi