Forum Islam
Në Sudan sulmohet ambasada gjermane 64gjtc
Forum Islam
Në Sudan sulmohet ambasada gjermane 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Në Sudan sulmohet ambasada gjermane

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Në Sudan sulmohet ambasada gjermane Empty Në Sudan sulmohet ambasada gjermane Sat Sep 15, 2012 7:30 am

muslimani

muslimani
Anëtarë Fillestar/e
Anëtarë Fillestar/e

Gjendje e ndezur në botën islame. Dhjetëra mijëra vetë demonstrojnë pas lutjeve të premtes kundër shfaqjes së filmit për profetin Muhamet në youtube. Zemërimi po drejtohet edhe kundër Gjermanisë.

Protestat kundër shfaqjes së filmit për profetin Muhamet në youtube po drejtohen jo vetëm kundër SHBA dhe Izraelit, por vunë në shënjestër këtë të premte (14.09.2012) drejtpërdrejtë edhe kundër Gjermanisë.

Sikurse njoftoi ministri gjerman i Punëve Jashtme Guido Westerwelle demonstrues të zemëruar kanë sulmuar sot ambasadën gjermane në kryeqytetin sudanez Khartum.

Demonstuesit kishin ulur flamurin gjerman duke i vënë zjarrin ndërtesës së përfaqësisë gjermane, njoftoi stacioni britanik BBC.

Ambasada gjermane në Khartum është momentalisht objekt i sulmeve të demonstruesve të zemëruar", tha Westerwelle të premten në Berlin. Punonjësit janë shpënë në vende të sigurta. Në shenjë proteste kundër sulmeve është thirrur ambasadori sudanez. Atij i është përmendur «detyrimi, që ka qeveria e tij, për mbrojtjen e institucioneve diplomatike".

Duke pasur parasysh protestat, që priteshin të premten, Gjermania ka përforcuar masat e sigurisë në përfaqësitë e saj diplomatike. Ndër të tjera është dërguar personel shtesë në ambasadat e veçanta në botën islame.

Edhe në shumë vende të tjera të botës islame kanë dalë në rrugë dhjetëramijëra vetë. Megjithë thirrjet për maturi demonstruesit kanë gjuajtur me gurë policët përreth ambasadës amerikane në Kajro. Forcat e sigurisë përdorën gazin lotsjellës. Në Arabinë Saudite, ku janë të ndaluara demonstratat, është bërë thirrje përmes twitter-it për protesta para përfaqësive amerikane në Riad dhe Xhida.

Në Daka, kryeqytetin e Bangladeshit rreth dhjetë mijë demonstrues thërrisnin sllogane antiamerikane. U dogj edhe një flamur amerikan. Policia pengoi me forca të përqëndruara pengoi që njërezit t'i afroheshin ambasadës. Edhe në Pakistan dhe Afganistan dolën në rrugë disa qindra vetë. Ata mbanin pankarta me mbishtrimet: «Blasfemia nuk ka të bëjë me lirinë e shtypit.»

Ambasadat në gjendje alarmi

SHBA i kanë vendosur përfaqësitë diplomaike në botën arabe në gjendje alarmi. Edhe Indonezia përgatitet për protesta masive kundër institucionevetë SHBA-së. Autoritetet në shtetin me shumicë myslimane kanë bërë thirrje për qetësi gjatë ditës së lutjeve të së premtes.

Ministrja e Jashtme e SHBA-së Hillary Clinton deklaroi, se producentët e filmit nuk kanë asnjë lidhje me shtetin. Njëkohësisht ajo theksoi, se filmi është i shëmtuar dhe pervers.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon e dënoi filmin. Producentët e videos me sa duket synonin të provokonin një masakër, tha Ban.

Arrestimet e para

Autoritet e Libisë kanë arrestuar pas sulmit ndaj konsullatës së SHBA-së në Begazi katër të dyshuar. Të arrestuarit po merren në pyetje, tha zëvendësministri i Brendshëm i Libisë Vaniz Scharif.

Producenti që dyshohet si autor i filmit me përmbajtje armiqësore ndaj fesë islame ndodhet ndërkohë nën mbrojtjen e policisë në SHBA. Shtëpia e 55-vjeçarit, i cili prezantohet me pseudonimin "Sam Bacile", drejton sipas të dhënave të veta firmën e filmit, por ai e mohon që është autor i filmit./dw

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions