Forum Islam
A lejohet unaza prej sërmës (argjendit) për meshkujt ? 64gjtc
Forum Islam
A lejohet unaza prej sërmës (argjendit) për meshkujt ? 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

A lejohet unaza prej sërmës (argjendit) për meshkujt ?

2 posters

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

lonn

lonn
Anëtarë Fillestar/e
Anëtarë Fillestar/e

selam alejkumm

A lejohet unaza prej sërmës (argjendit) për meshkujt .........

Ebu hatib

Ebu hatib
Admin
Admin

Ve alejkum selam

Po, është e lejuar unaza prej sërmes (argjendit) për meshkujt.

Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë), ka thënë: ''Lejohet për burrin unaza e argjendit me unanimitet (ixhma).
Kurse jashtë kësaj zbukurimet nga argjendi si kyç dore (byzylykut), qafore dhe të ngjashme me këto, shumica e dijetarëve kanë definuar se janë të ndaluara.''

Në librin ''Fet'hu Kadir'', thuhet: ''Nuk i lejohet mashkullit të stoliset me ar..
Gjithashtu nuk i lejohet të stoliset edhe me stoli të argjendit, pasi edhe kjo hyn në kuptim të arit (pra zbukurimit për mashkullin), përveç unazës, rripit dhe zbukurimit të shpatës (armës).''

Transmetohet se Pejgamberi alejhi selam, një ditë ka parë në dorën e Numan Bin Beshirit një unazë prej floririt dhe i ka thënë: ''Përse përdorë nga zbukurimet e Xhennetit para se të shkosh atje?''
Pas kësaj Numani filloi të përdorë unazë prej hekuri.
Përsëri kur e sheh Pejgamberi alejhi selam, i thotë: ''Përse mbanë në trup pjesë nga xhehennemi?''
Numani edhe këtë e hoqi dhe filloi të mbajë unazë prej bronxi.
Përsëri Pejgamberi alejhi selam, një ditë e shikon unazën e tij dhe i thotë: ''Përse ndjej erën e idhujve tek ti?''
Pas kësaj Numani i tha: O i Dërguar! Çfarë unaze të përdori?
Pejgamberi alejhi selam, i tha: ''Mund të përdoresh unazë prej sermi, pesha e saj mos të kalojë një mithkal (4.8 gram) dhe vendose në dorën e djathtë.'' (''Mevahibi Ledunnijje'').



Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri, radiallahu anhu, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, kishte një unazë prej floriri, në të cilën kishte shkruar ''Muhamedi i Dërguari i Allahut.''
Më vonë shokët e tij filluan të mbanin unaza të ngjashme me unazën e tij. Kur i pa, ai e hodhi unazën e tij duke thënë: ''Nuk do ta mbajë më kurrë.''
Pastaj ai filloi të mbante një unazë prej argjendi, dhe kështu bënë dhe shokët e tij.
Ibn Omeri vazhdon dhe thotë se pas vdekjes së Profetit alejhi selam, unazën e tij e ka mbajtur Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani, të cilit i ka rënë në pusin e Erisit.'' (Transmeton Ebu Davudi në ''Sahih Ebu Davud'' 4218)

https://musliman.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions