Forum Islam
Burimet e akides së ehli sunetit dhe xhematit  64gjtc
Forum Islam
Burimet e akides së ehli sunetit dhe xhematit  64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Burimet e akides së ehli sunetit dhe xhematit

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Ebu hatib

Ebu hatib
Admin
Admin

Akideja ka dy burime kryesore të cilat janë:

1 - Libri i Allahut të Lartësuar, Kur'ani i ndershëm.

2- Suneti i vërtetë i të Dërguarit tëAllahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nuk flet nga vetja e tij, por ajo është shpallje që i shpallet.

Ndërsa Ixhmau selef es-salih- është burim i ndërtuar mbi Kur'anin dhe Sunetin.

Kurse El-Fitra-natyrshmëria dhe logjika e pastër janë dy përforcues që bijnë dakord me Kur'anin dhe Sunetin dhe arrijnë të kuptojnë bazat e besimit në vija të përgjithshme jo në të hollësishme.

Mendja dhe natyrshmëria e njeriut arrin të njohë ekzistencën e Allahut, Madhështinë e Tij, domosdoshmërinë e bindjes ndaj Tij dhe të adhurimit të Tij si dhe të cilësuarit e Tij me cilësitë e Madhështisë e Lartësisë, në vija të përgjithshme.

Ashtu si mund të arrijë logjika dhe natyrshmëria e pastër domosdoshmërinë e të dërguarit e Pejgamberëve dhe domosdoshmërinë e ringjalljes dhe e shpërblimit për punët e kryera në dunja. Por të gjitha këto në vija të përgjithshme jo të hollësishme.

Ndërsa njohjen hollësisht të këtyre çështjeve si dhe njohjen e çështjeve të fshehta nuk mund të njihen me rrugë tjetër vetëm se me anë të Kur'anit dhe Sunetit (Shpalljes Hyjnore), ndryshe nuk do të ishin të fshehta.

Përsa i përket kundërshtimit të tekstit të saktë prej Kur'anit apo Sunetit dhe logjikës së pastër, kjo është diçka që nuk mund të përfytyrohet fare, madje është diçka absurde. E nëse mund të shfaqet ndonjë gjë e tillë si pasojë e moskuptimit të saktë, atëherë paraprihet Shpallja dhe gjykohet me të sepse ajo ka ardhur prej të pagabueshmit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ndërsa logjika nuk është e pagabueshme, madje ajo është vështrimi i mangët njerëzor dhe mund të bjerë viktimë e hamendjes, gabueshmërisë, harresës, emocioneve, injorancës, pamundësisë etj. Kështu që logjika e njeriut sigurisht që ka mangësi dhe nuk është e përkryer.

https://musliman.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi