Forum Islam
Hasanbeg, digjet bashkësia lokale dhe disa ordinanca 64gjtc
Forum Islam
Hasanbeg, digjet bashkësia lokale dhe disa ordinanca 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Hasanbeg, digjet bashkësia lokale dhe disa ordinanca

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

muslimani

muslimani
Anëtarë Fillestar/e
Anëtarë Fillestar/e

Hasanbeg, digjet bashkësia lokale dhe disa ordinanca

Një zjarr i fuqishëm në Hasanbeg ka djegur hapësirat e Bashkësisë Lokale dhe tre ordinanca private që ishin në. Fatmirësisht nuk kishte të lënduar ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk dihet. Mjekët që punojnë në ordinanca për zjarrin janë njoftuar nga pacientët, ndërsa një pjesë e tyre supozojnë që zjarri të jetë shkaktuar nga cigarja.
“Pacientët na thanë të dalim se mund të digjemi...dhe derisa ne shikonim se çfarë mund të shpëtojmë, nga flaka e vogël u përhap shumë u ndez pjesa e barakës që ishte e zbrazët, atje kishte ordinancë tjetër, pastaj zyra e Bashkësisë lokale dhe ne. Atje kishte rrënoja, ndoshta dikush ka kaluar, ka hedhur cigaren, e ndoshta edhe fëmijët mund të jenë, asgjë nuk dimë, nuk kemi parë”, u shpreh një dëshmitarë okularë.
Një pjesë e dëshmitarëve që nuk dëshironin të flisnin para kamerave, thonë se zjarri u zgjerua dhe e kaploi tërë barakën për shkak se ekipet e zjarrfikësve erdhën shumë vonë, madje gjysmë ore pas thirrjes. Zjarrfikësit me stuhinë e zjarrit luftuan rreth një orë, kurse zjarri e përfshiu edhe barin e thatë rreth objektit. Bojana Simonoviq

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions