Forum Islam
U shkel nderi i Resulullahut disa e mbrojtën ndërsa disa të tjerë i mbrojtën armiqtë e Allahut 64gjtc
Forum Islam
U shkel nderi i Resulullahut disa e mbrojtën ndërsa disa të tjerë i mbrojtën armiqtë e Allahut 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

U shkel nderi i Resulullahut disa e mbrojtën ndërsa disa të tjerë i mbrojtën armiqtë e Allahut

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

muslimani

muslimani
Anëtarë Fillestar/e
Anëtarë Fillestar/e

Nderi i Profetit sal Allahu alejhi ue selem u shkel në mënyrën më flagrante. Disa muslimanë u ngritën për ta mbrojtur nderin e Resulullahut. Ndërsa disa "Muslimanë" të tjerë, u ngritën për ta mbrojtur nderin e armiqve të All-llahut. Ndër ta edhe "islamisti" dhe ihvanci dhe murxhija - Rexhep Tajjip Erdogani.

Pas një takimi të Këshillit të Lartë Strategjik të Turqisë-Ukrainës, në Pallatin Presidencial në Kiev kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogani dhe Presidenti ukrainas Viktor Yanukovic e mbajtën një konferencë për shtyp.

"Muxhahidi" Ihvanci dhe kryeministri murxhi- “prijësi i besimtarëve”, Erdogani komentoi mbi problemet e paraqitura nga filmi "pafajësia muslimane," duke e dënuar vrasjen e ambasadorit amerikan në Bengazi dhe tre punonjësve të Ambasadës Amerikane.

Kryeministri turk sot i ka dërguar një letër ngushëllimi presidentit amerikan Barak Obamës, në deklaratën e sotme theksoi se Turqia e ndan pikëllimin me familjet e të vrarëve, por edhe me të gjithë kombin.

"Turqia fatkeqësisht është një nga vendet që janë përballur me vrasjen e ambasadorëve dhe diplomatëve në botë," tha Erdogan, duke shtuar se Turqia gjithmonë do ta mbështesë luftën kundër krimit dhe terrorizmit.

Erdogani paralajmëroi se terrorizmi nuk ka komb, fe dhe shtet, dhe për këtë arsye është një luftë e rëndësishme e përbashkët kundër krimit.

Dhe në fund, "islamisti" Erdogan në Afganistan mban mbi 1000 "muxhahid" turq në misionin e kryqëzatave, të cilët ju shërbejnë si vrapues amerikanëve.

Janë të gjorë dhe të mjerë ata njerëzit që këtë njeri e marrin si sundimtar musliman!

Erdogani nuk ishte i vetmi që e ndau dhimbjen me familjen e ambasadorit, këtu vlen të ceket deklarata e kryetarit te bashkësisë islame të Kosovës Naim Tërnavën. Më poshtë e keni telegram ngushëllimin jo për Resulullahun alejhi selam por për armiqtë e tij:

TELEGRAMNGUSHËLLIMI

Prishtinë, 12 shtator 2012

Nga: Myftiu i Kosovës / Mr. Naim Tërnava

Për: Ambasadoren amerikane në Kosovë / Znj. Tracey Jacobson.

TELEGRAMNGUSHËLLIMI

E nderuara zonja ambasadore, Jacobson!

Me shqetësim morëm lajmin sot për sulmin mbi konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, ku pësoi rëndë misioni i juaji diplomatik, që për fat të keq humbi jetën ambasadori juaj atje, Christopher Stevens dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast, zonja ambasadore pranoni ngushëllimet tona të sinqerta, dhe njëkohësisht shprehim solidaritetin e plotë me familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin amerikan.

Sulmet e tilla janë akte terroriste që kanë për qëllim ndaljen e proceseve demokratike dhe instalimin e regjimeve ideologjike e kriminale.

Sulmi mbi misionin amerikan është sulm mbi vlerat demokratike, universale dhe qytetëruese.

Jam i bindur që sulmi i sotëm në Bengazi nuk paraqet ambiciet e populli libian i cili ka vuajtur mjaft nga regjimi i Gadafit.

Zonja ambasadore, përmes jush ngushëllojmë edhe presidentin Obama, sekretaren Klinton, familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin amerikan.

Me respekt,

Myftiu i Kosovës,

Mr. Naim Tërnava

Fund i citatit te Naim Tërnaves.

Tani ejani së bashku ta shikojmë këtë video dhe ta shohim se si sahabët dhe besimtarët e kanë mbrojtur nderin e Resulullahut alejhi selam:



Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions