Forum Islam
All-llahu krijon disa Xhenete!  64gjtc
Forum Islam
All-llahu krijon disa Xhenete!  64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

All-llahu krijon disa Xhenete!

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1All-llahu krijon disa Xhenete!  Empty All-llahu krijon disa Xhenete! Tue May 24, 2011 1:53 am

Ebu hatib

Ebu hatib
Admin
Admin

All-llahu krijon disa Xhenete dhe i mbjell ato me dorën e Vet, për t'u dhënë përparësi nga të gjithë Xhenetet e tjera.

All-llahu xh.sh. ka zgjedhur nga mesi i xheneteve një vendbanim për veten e Tij, duke e veçuar atë afër Arshit dhe duke e mbjellë me dorën e Tij. Ai vendbanim është zotëria e Xheneteve.

All-llahu xh.sh. nga çdo gjë ( lloj ) zgjedh atë më të lartin dhe më të mirin.

Kështu nga mesi i engjëjve ka zgjedhur Xhibrilin;

nga njerëzit Muhammedin salaAll-llahu alejhi ve selem;

nga qiejt, atë më të lartin;

nga vendet Mekën;

nga muajt, Muharremin;

nga netët, natën e Kadrit;

nga ditët, ditën e Xhuma;

nga nata ka zgjedhur mesin e saj;

nga kohët ka zgjedhur kohën e faljes dhe të tjera si këto. Ai xh.sh. "krijon atë që do dhe zgjedh". (Sure El Kasas Ajeti 68.)

El- Taberani në "Mu'xhemin" e tij thotë se Mutlab Ibn Shuajb El- Ezdiu ka treguar nga Abdullah Ibn Salihu, e ky nga El-Lejthi; gjithashtu - vazhdon El Taberani - ka treguar Ebu el Zenbag Ruh Ibn Ferexhi nga Jahja Ibn Bakiri, e ky nga el Lejthi, e ky nga Zijade Ibn Muhamed El - Ensari, e ky nga Muhamed Ibn Kab El - Kurtubi, e ky nga Fudale Ibn Ubejdi, e ky nga Ebu Derdai se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

"All-llahu i Lartësuar zbret ( Hadithi ka zinxhir transmetuesish të saktë dhe të mirë. Atë e ka nxjerrë Darimiu (1/346 ), Ahmedi (2/504 ) nëpërmjet Jazit Ibn Harunit, Ibn Hazine te " El Teuhid" ( f. 85 ) nga një rrugë tjetër dhe Ebi Asim Dahaku tek " El Sunneh" (495), në tri orët e fundit të natës. Në orën e parë All-llahu shikon librin, ku askush tjetër përvec Tij nuk shikon, duke fshirë apo lënë atë që dëshiron; e më pas, në orën e dytë shikon drejt xhenetit të Adenit, i cili vendbanimi ( i zgjedhur prej ) i Tij, vend në të cilin askush tjetër nuk është metë përveç Profetëve , dëshmorëve dhe njerëzve që thonë të vërtetën. Atje gjenden gjëra që nuk i ka parë syri i askujt dhe që askujt nuk i kanë kaluar në zemër kurrë më parë. Më pas Ai zbret në orën e fundit të natës dhe thotë: " A ka ndonjë që të kërkojë falje dhe ta fal? A ka ndonjë të më bëjë lutje dhe t'i përgjigjem?". (Ai xh.sh.) do të vazhdojë kështu, derisa të dalë agimi".

All-llahu xheleshanehu thotë: " . duke bërë lutjen e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e dëshmuar" (Sure Isra ajeti 78), d.m.th., e dëshmuar prej All-llahut dhe engjëjve të Tij.

Hasan ibn Sufjani thotë: " Na ka treguar Ebu Tahir Ahmed Ibn Amër Ibn el - Serhi nga daja im Abdurrahman Ibn Abdulhamid Ibn Salim, e ky nga Jahja Ibn Ejubi nga Daud Ibn Ebi Hindi, e ky nga Enes Ibn Maliku se i Dërguari i All-llahut salaAll-llahu alejhi ve selem ka thënë:

"All-llahu e ka ndërtuar Firdeusin me dorën E tij dhe e ka bërë atë të ndaluar për çdo politeist, pirës të pareshtur të verës dhe për çdo mendjemadh". ( Hadithin e ka shënuar edhe Bejhakiu te "Shuab e Iman" me këtë transmetim: "All-llahu e ka ndërtuar Firdeusin me dorën e Tij dhe e ka bërë atë të ndaluar për çdo politeist e për çdo pirës të dehur e të pareshtur të verës". Atë e ka transmetuar gjithashtu edhe Ibn Asakiri nga Enesi, ndërsa El Sejuti e ka cilësuar të dobët te " Xhamiu el Sagir " (1 / 68 ).

Darimiu, Nexhari dhe të tjerë, kanë përmendur hadithin e Ebu Masher Nuxhejh Ibn Abdurrahmanit, që transmeton nga Aun Ibn Abdullah Ibn Harith Ibn Neufeli, e ky nga vëllai i tij Abdullah Ibn Abdullahi, e ky nga babai i tij Abdullah Ibn Harithi, se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

"All-llahu xh.sh. ka krijuar tri gjëra me dorën eTij; ka krijuar Ademin a.s.me dorën e Tij, ka shkruar Teuratin me dorën e Tij dhe ka mbjellë Firduesin me dorën e Tij. Pas kësaj ka thënë : "Pasha Krenarinë dhe Madhështinë Time, në të nuk do të hyjë asnjë pirës i pareshtur i verës dhe as dejuth."

Të pranishmit thanë: "O i Dërguari I All-llahut, pirësin e pareshtur të verës e njohim, por cili është dejuthi?". Profeti s.a.v.s. tha:" Dejuthi është ai që e pranon të keqen në familjen e tij ".

Mahfudhi thotë se ky hadith është meukuf.

Darimiu thotë se na ka treguar Musa Ibn Ismaili nga Abduluahid Ibn Zijadi, e ky nga Abejd Ibn Mehrani, e ky nga Muxhahidi , se Abdullah Ibn Umeri ka thënë: "All-llahu ka krijuar katër gjëra me dorën e Tij: Arshin, lapsin, Adenin dhe Ademin a.s. Pastaj i ka thënë të gjitha krijesave: "Bëhuni" dhe ato janë bërë. "

Duke vazhduar ai thotë se na ka treguar Musa Ibn Ismaili nga Ebu Auane, ky nga Ata Ibn Saibi, e ky nga Mejserei, se: " All-llahu nuk ka prekur asnjë krijesë të Tij përveç tri prej tyre: ka krijuar Ademin a.s me dorën e Tij, ka shkruar Teuratin me dorën e Tij dhe ka mbjellë Xhenetin e Adenit me dorën e Tij."

Na ka treguar gjithashtu edhe Muhamed Ibn Minhali nga Jezid ibn Reziu, e ky nga Seid Ibn Uruetu nga Kutate, e ky nga Enesi , e ky nga Kabi, se ka thënë: " All-llahu ka krijuar vetëm tri gjëra me dorën e Tij: ka krijuar Ademin me dorën e Tij, ka shkruar Teuratin me dorën e Tij dhe ka mbjellë Xhenetin e Adenit me dorën e Tij. Pas kësaj, i ka thënë ( Xhenetit të Adenit ) : "Fol " dhe ai ka folur: Me të vërtetë kanë shpëtuar besimtarët!"

Ebu Shejhu thotë se na ka treguar Ebu Jala nga Ebu Rebiu, e ky nga Jakub El Kimi, e ky nga Hafs Ibn Hamidi, e ky nga Shemër Ibn Atije, se ka thënë : " All-llahu e ka krijuar Xhenetin e Firdeusit me dorën e Tij. Ai e hap atë pesë herë në ditë, duke thënë: T'u shtoftë e mira për të dashurit e Mi, t'u shtoftë bukuria për të dashurit e Mi!"

Ndërsa Hakimi transmeton se Muxhahidi ka thënë: "Me të vërtetë All-llahu e ka mbjellë me dorën e Tij Xhenetin e Adenit, i cili pasi u krijua plotësisht, u mbyll për t'u hapur në çdo kohë syfyri. ( Pjesa e fundit e natës, para agimit ). Ndërsa All-llahu e shikon, ai ( Adeni ) thotë: - Me të vërtetë kanë shpëtuar besimtarët".

Bejhakiu përmend hadithin e Begauiut, i cili thotë se na ka treguar Junus Ibn Ubejdullah el - Basri nga Adij Ibn el - Fadli, ky nga Hariri, ky nga Ebu Nadha, e ky nga Ebu Seidi, se i Dërguari i All-llahut salaAll-llahu alejhi ve selem ka thënë:

"All-llahu e ka ndërtuar murin e Xhenetit me blloqe prej ari dhe blloqe prej argjendi. E ka mbjellë kopshtin e Tij me dorën e Tij dhe i ka thënë: " Fol!". Dhe ai ka folur: " Me të vërtetë kanë shpëtuar besimtarët". Ai i ka thënë: " Lum për ty, o vendi i mbretërve!".

Ibn Ebi Dynjaja thotë se na ka treguar Muhamed Ibn Ebi Methna el - Braz nga Muhamed Ibn Zijad el - Kelbi, e ky nga Beshir Ibn Husejni, ky nga Seid Ibn Ebi Urube, ky nga Kudate, e ky nga Enesi, se i Dërguari i All-llahut salaAll-llahu alejhi ve selem ka thënë:

"All-llahu e ka krijuar Xhenetin e Adenit me dorën e Tij: një bllok prej perle të bardhë, një bllok prej margaritari të kuq dhe një blllok tjetër prej perle të gjelbërt. Kalldërmet e tij janë prej misku, gurët prej perle, ndërsa bimësia prej zafiri. Më pas Ai azze we xhel i thotë: " Fol" dhe ai do të thotë: " Me të vërtetë kanë shpëtuar besimtarët".All-llahu azze we xhel vazhdon dhe thotë: " Pasha Krenarinë dhe Madhështinë Time, asnjë dorështrënguar nuk mund të bëjë fqinjësi te ti". Më pas i Dërguari i All-llahut salaAll-llahu alejhi ue selem lexoi: "E ata që largojnë tutje koprracinë e vetes, të tillët janë të shpëtuarit ". Sure el Hashër ajeti 9.

Shiko me vëmendje këtë përkujdesje të tejskajshme të All-llahut Tebareke ue Teala. Atyre që i ka krijuar me dorën e Vet, Ai u ka dhënë Xhenetin e mbjellë po ashtu me dorën e Vet për të treguar kujdesin, nderimin dhe ngritjen në piedestal të tyre, duke i dalluar kështu nga krijesat e tjera. All-llahut xheleshanehu i përket mbështetja. Ky Xhenet në mesin e Xheneteve është si shembulli i Ademit në llojin e kafshëve.

Muslimi shënon në librin e tij të saktë një hadith të transmetuar nga Mugejra Ibn Shube, e ky nga Seidi, se i Dërguari i All-llahut salaAll-llahu alejhi selem ka thënë:

"Musai pyeti Zotin e tij, se cili prej banorëve të Xhenetit do të ketë gradën më të ulët? Ai xheleshanehu i tha: " Ai do të jetë një burrë, i cili do të vijë pasi banorët e Xhenetit të kenë hyrë në të. Atij do t'i thuhet: "Futu në Xhenet!" Ai do të shprehet: "O Zoti im si të futem kur njerëzit i kanë zënë vendet e tyre dhe kanë marrë atë që i takon?!" Atëherë do t'i thuhet: "A do të ishe i kënaqur, nëse do të të jepej aq sa pasuria e një mbreti nga ata të dynjasë?" Ai do të thotë: "Sigurisht që do të isha i kënaqur, o Zot." Ai xheleshanehu do t'i thotë: "Atëherë, do të të jepet ajo që dëshiron, edhe një herë sa ajo, edhe një herë sa ajo, edhe një herë sa ajo." Në të pestën herë ai do të thotë: "U kënaqa, o Zoti im!"

Musai pyeti: "O Zot, po ai që gëzon gradën më të lartë?" Ai xheleshanehu i tha: "Këta janë ata, që Unë desha t'ia mbjell respektin me dorën Time, duke e vulosur përsipër, kështu që asnjë sy nuk mund ta shohë, asnjë vesh nuk mund ta dëgjojë dhe askujt nuk mund t'i shkojë për zemër".

Kjo është një e vërtetë e shprehur në Kur'an, ku All-llahu thotë: " Askush nuk mund ta dijë se çfarë kënaqësish janë fshehur për ta." Sure Sexhde ajeti 17.



Një kapitull i shkurtër nga libri " Udhërrëfyesi i shpirtrave drejt vendit të gëzimeve" Nga Ibn Kajjim el Xheuzije shqipëroi nga arabishtja Genc Plumbi; dhuratë për çdo musliman që dashuron Xhenetin Firdeus.

Kapitulli 23 faqe 131 deri 134.

All-llahu krijon disa Xhenete!  PressebildGarten180109

https://musliman.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi