Forum Islam
Vazhdon vrulli i protestave anti-amerikane 64gjtc
Forum Islam
Vazhdon vrulli i protestave anti-amerikane 64gjtc
Jeni të regjistruar? Regjistrim






You are not connected. Please login or register

Vazhdon vrulli i protestave anti-amerikane

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

muslimani

muslimani
Anëtarë Fillestar/e
Anëtarë Fillestar/e

Protestat kundër një filmi që fyen Islamin, nuk tregojnë shenja të zbehjes. Raportet e fundit thonë se një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve pranë Ambasadës Amerikane në Kajro.

Të paktën katër njerëz - që të gjithë protestues - janë vrarë në demonstratat e rreth 20 vendeve, nga Lindja e Mesme në Azinë Juglindore.

Shumica nga to kanë qenë paqësore, por disa kanë shpërthyer edhe në dhunë, sidomos në Tunizi dhe Sudan.

Një kontingjent i marinës amerikane ka arritur në Sana të Jemenit, ku forcat e sigurisë kanë luftuar me një turmë të madhe njerëzish që bënin përpjekje të marshojnë para Ambasadës Amerikane.

Ndërkohë, trupat e pajetë të katër diplomatëve amerikanë, përfshirë edhe ambasadorin, kanë arritur në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në një bazë ushtarake jashtë Uashingtonit, presidenti i SHBA-së, Barak Obama, ka thënë se drejtësia do të punojë për ata që kanë vrarë ambasadorin Kristofer Stivens dhe tre diplomatë të tjerë në Libi.

Zyrtarët kanë pësuar për vdekje kur Konsullata Amerikane në Bengazi është sulmuar nga turma njerëzish, të zemëruar me filmin që tall Profetin Muhamed.

​​“Ju, familjet dhe kolegët e tyre, të gjithë amerikanët, dijeni këtë: sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë. Ne do të sjellim para drejtësisë ata që i larguan nga ne. Ne do të qëndrojmë fuqishëm kundër dhunës në misionet tona diplomatike. Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka të mundur për të mbrojtur amerikanët që shërbejnë jashtë vendit”, ka thënë presidenti Obama.

Duke folur përkrah Obamës, sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se vdekja e katër amerikanëve është “e pakuptimtë” dhe “e papranueshme”.

“Populli i Egjiptit, Libisë, Jemenit dhe Tunizisë nuk ka shitur tiraninë e diktatorit për tiraninë e turmave. Njerëzit përgjegjës dhe liderët përgjegjës të këtyre vendeve duhet të bëjnë gjithçka të mundur për të rivendosur sigurinë dhe për të mbajtur përgjegjës ata që fshihen pas këtyre akteve të dhunshme”, ka thënë Klinton.

Filmi “Pafajësia e Myslimanëve”, fragmente të të cilit janë postuar në ueb-faqen YouTube, paraqet Profetin Muhamed si “gjysmë budalla dhe të dhënë pas grave”.

Administrata e Obamës e ka dënuar filmin që ka nxitur protesta edhe në Pakistan, Afganistan, Irak, Indi, Indonezi e të tjera vende./agjencite

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  • Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions